8/26/2025 2:37:52 PM

Prindërit në rrugë, motrat në sherr me njëra-tjetrën! Bashkëpunon me fëmijët e xhaxhait, e morën shtëpinë

Duhet të lexoni

Majlinda ka ardhur nga Amerika dhe ka thirrur në “Shihemi në gjyq” motrën e saj Ermonetën.

Ajo akuzon motrën e saj se ia ka dhënë shtëpinë e prindërve kushërinjve të tyre, fëmijëve të xhaxhait.

Majlinda: Ti je bashkëpunëtore me djemtë e xhaxhait dhe me vajzën e xhaxhait! Ti je bashkëpunëtore! Unë dyshoj!

Ermoneta: Çfarë ke dyshuar ti deri tani tek unë? Se unë jam munduar me mish e me shpirt për ata prindër.

Majlinda: T’i kam lënë ty në kujdestari. Unë iki në Amerikë te fëmijët.

Ermoneta: Edhe unë t’i kam mbajtur me mish e me shpirt. kam lënë punën për ata prindër, kam lënë shtëpinë për ata prindër!

Majlinda: Pse të rrëshqiti situata nga duart?

Ermoneta: S’më ka pyetur babai deri dje!

Majlinda: Si s’të ka pyetur babai? Ti prandaj je me ata, që të dish çështjen, të ecësh hap pas hapi me ta!

Ermoneta: Erdhe ti tani, ndreqe ti!

Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan iu shpjegon se bëhet fjalë për një pronë të ndarë mes babait të tyre dhe vëllait të tij. Në vitin ’93, babai i vajzave ka bërë një vërtetim fakti për pronën, por kjo nuk është regjistruar.

Më pas, ai ka fituar dy gjyqet e para të pronësisë por ka humbur në të tretin dhe tani përmbarimi ka nxjerrë çiftin e të moshuarve nga kjo shtëpi. Ermoneta, vajza që kujdeset për prindërit thotë se nuk ishte në dijeni të çështjes gjyqësore ndërsa thotë se tani ata jetojnë në kushte shumë të vështira.

Eni Çobani: Ke pasur zonjë e nderuar, nga Shkurti deri në Dhjetor të ’21 se shikohen datat këtu, që mund të ndiqje gjyqin. Një vit, gati një vit është bërë gjyq.

Ermoneta: Por nuk më ka pyetur zonja Eni. Nuk më ka pyetur asnjë llaf, nuk kam ditur gjë.

Eni Çobani: Tani më thuaj ti. Prindërit i ke në fushë.

Ermoneta: Në fushë janë, në magazinë. Urinojnë në fushë, më falni për shprehjen. Në fushë dalin urinojnë.

Majlinda: Nuk kanë ku të lahen zoti Ardit sepse m’i kanë nxjerrë në rrugë mua ata dhe nuk e kanë fare problem që prindërit e mi rrinë në rrugë, buzë lumit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate