10/2/2025 10:07:09 AM

“A mund ta besoni?”/ Dorëzohet Donald Trump: Do të shkoj të enjten që të më arrestojnë!

Duhet të lexoni

Ish-Presidenti Trump njoftoi se do të paraqitet tek autoritetet në Xhorxhia të enjten, për çështjen gjyqësore ku ai akuzohet se planifikoi veprime të paligjshme për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

“A mund ta besoni? Do të shkoj në Atlanta, Xhorxhia, të enjten që të më ARRESTOJNË”, shkroi zoti Trump në rrjetin e tij të mediave sociale mbrëmjen e së hënës, pak pasi u bë e ditur se garancia financiare për të është përcaktuar në shumën 200 mijë dollarë.

Ish-Presidentit Trump, të cilit i ishte vendosur afati deri të premten për t’u paraqitur, i ndalohet gjithashtu frikësimi i të akuzuarve të tjerë, dëshmitarëve, apo viktimave në kuadrin e kësaj çështjeje – përfshirë nëpërmjet mediave sociale – thuhet në marrëveshjen e firmosur nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, avokatët e zotit Trump dhe nga gjykatësi.

Ish-presidenti ka përdorur në mënyrë të përsëritur mediat sociale për të sulmuar personat e përfshirë në çështjet penale ndaj tij, ndërsa vazhdon fushatën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai ka vepruar kështu ndaj Prokurores Willis, si dhe iu drejtua me emër të hënën Guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp – një zyrtar republikan që ka refuzuar përpjekjet për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

Marrëveshja ia ndalon ish-presidentit bërjen e “kërcënimeve direkte apo indirekte të çfarëdo natyre” ndaj dëshmitarëve apo të akuzuarve të tjerë, si dhe komunikimin në çfarëdolloj forme për faktet e çështjes së përbashkët gjyqësore, me përjashtim të komunikimit nëpërmjet avokatëve.

Garancia financiare është një shumë që të akuzuarit duhet ta paguajnë si një formë kolaterali, për t’u siguruar se do të paraqiten në gjykatë për seancat gjyqësore.

Prokurorja Willis ka përcaktuar afatin deri të premten në mesditë që ish-Presidenti Trump dhe 18 personat e akuzuar bashkë me të, të paraqiten për të bërë procedurat e regjistrimit. Prokurorja ka propozuar që ngritja e akuzave të bëhet në javën pasuese të 5 shtatorit. Ajo është shprehur se dëshiron që të akuzuarit të gjykohen në një proces gjyqësor të përbashkët, dhe se dëshiron ta paraqesë çështjen në gjykatë në marsin e vitit të kaluar, që do të shtonte kështu tensionet gjatë periudhës së kandidimit për president.

Ndër të akuzuarit janë edhe shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, avokati i zotit Trump dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, si dhe një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark, i cili ndihmoi përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet në Xhorxhia.

Akuzat në Xhorxhia vijnë vetëm dy javë pasi prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë në një çështje tjetër hetimore për një komplot të gjerë për përmbysjen e rezultatit zgjedhor. Krahas dy çështjeve gjyqësore që kanë lidhje me zgjedhjet, ish-Presidenti Trump përballet me akuza federale për marrjen dhe mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, si dhe një çështje gjyqësore në shtetin e Nju Jorkut ku akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit./VOA/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate