10/2/2025 11:54:46 AM

Gazeta greke zbulon prapaskenat: Mitsotakis i dërgoi një mesazh të fortë mbrëmë Ramës

Duhet të lexoni

Mbrëmjen e djeshme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mblodhi në një darkë informale në Athinë liderët e Ballkanit Perëndimor, të vendeve të tjera të rajonit që janë në BE, por edhe shefat e unionit. Shqipëria bojkotoi pas kursit të përplasjeve për Fredi Belerin.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Mitsotakis i çoi mbrëmë një mesazh të qartë Edi Ramës.

“Qëllimi i është mesazhi i rëndësishëm i faktit që nuk u ftua kryeministri shqiptar Edi Rama në darkë. Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe thoshte se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që ose cenon interesat e saj ose nuk është në përputhje me standardet evropiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë dhe thotë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri” thuhet në shkrim.

Gazeta tjetër greke, “iefimerida” citon një zyrtar të lartë europian për çështjen Beleri, që sipas saj theksoi në kushte anonimati se “çelësi” është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe për integrimin në BE.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate në BE është e një rëndësie parësore, veçanërisht mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat e pakicave, vuri në dukje një zyrtar i lartë evropian pas darkës së udhëheqësve në Athinë” shkruan gazeta.

Ndërkohë pas përfundimit të darkës jo zyrtare, detaje të tjera kanë dalë në lidhje me takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Athinë, me ftesë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

11 liderët pjesëmarrës në këtë takim, përfshirë këtu kryeministrin Mitsotakis nënshkruan një deklaratë të përbashkët me 8 pika, ku mes të tjerash u shpreh mbështetja e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Një nga pikat më të rëndësishme të kësaj deklarate ishte dhe procesi i zgjerimit, i cili në këto momente të luftës në Ukrainë, tregoi edhe njëherë rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen europiane./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate