Mozzik ka zbukuruar rrjetet sociale ditën e sotme dhe kjo falë disa fotove të postuara në profilin e tij të Instagramit.
Reperi, i cili sapo ka konfirmuar lajmin se po shijon tashmë një lidhje dashurie, ka ndarë më të gjithë ndjekësit e tij, foto teksa shoqëron vajzën e tij, Hana, në ditën e parë të shkollës.
"Hana filloi sot rrugëtimin e saj të parë në shkollë. Normal që qënka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd duke e marrë me shumë dashuri dhe vullnet fillimin e shkollës".
Zoti të dhëntë shëndet dhe dije vajza ime Hana. Të do babi yt shumë", përfundon artisti.
Pavarësisht faktit se Mozzik nuk jeton pranë vajzës së tij, ai nuk mungon ta shoqërojë atë në ditë mjaft të veçanta.
Nga ana tjetër duket se edhe Loredana ka qënë e pranishme në ditën e rëndësishme të vajzës së saj, duke publikuar një foto në Instagram, ku shkruan: "Uroj që Zoti të të bekojë".