10/5/2025 5:32:43 AM

Kishte bërë “kërdinë” me vjedhje gjatë muajve të verës, arrestohet 32 vjeçari në Durrës

Duhet të lexoni

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit, pasi dyshohet se gjatë muajve qershor-gusht 2023 ka vjedhur në 8 banesa.

Oliv Tusha, banues në Durrës tentoi të vidhte edhe në 6 banesa të tjera. Gjatë arrestimit 32 vjeçarit iu gjetën 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Çelësi”, pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje në disa banesa.

Autor i dyshuar për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa për vjedhje, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen disa çelësa dhe mjete të tjera që i kishin shërbyer 32-vjeçarit, për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, mbi denoncimet e marra tre muajt e fundit, për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa në lagje të ndryshme të qytetit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Çelësi”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. T., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit O. T., për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate