12/19/2025 6:29:48 AM

Tekstet e këngëve të Taylor Swift do të studiohen në universitetin e Belgjikës

Duhet të lexoni

Tashmë studentët do mësojnë edhe për Taylor Swift. Universiteti i Gentit në Belgjikë do të fillojë një kurs të ri letërsie që do të ketë si objekt studimi tekstet e këngëtares Swift.

Këtë vjeshtë, kursi “Literature: Taylor’s Version” (Letërsia: Versioni i Taylor”) do të jetë në dispozicion të studentëve, i cili do të kurohet nga profesoresha Elly McCausland.

McCausland, autore e blogut “Swifterature”, i cili krahason temat, imazhet dhe përdorimin e gjuhës së Taylor Swift me shkrimtarët, duke përfshirë Sylvia Plath, Charles Dickens dhe william Shakespeare, do të përdorë këngët e Swift për t’u angazhuar me letërsinë “nga periudha mesjetare në atë viktoriane.”

Ajo kishte kohë që e mendonte një kurs të tillë, ide që u kristalizua pas publikimit të albumit “Midnights” vjeshtën e kaluar.

Ka një këngë atje të titulluar ‘The Great War’, e cila përdor Luftën e Parë Botërore si një analogji për thyerjen e zemrës. Kjo më bëri të mendoj për poezinë e Sylvia Plath, “Babi”, në të cilën ajo përdor Holokaustin për të diskutuar marrëdhënien e saj të trazuar me të atin,” tha ajo. “Ky përvetësim i dhimbjes historike dhe luftës si një metaforë (për dashurinë dhe humbjen) – Fillova të mendoj për paralele të tjera letrare dhe ja ku u krijua kursi.”

Regjistrimi është i hapur për të gjithë, përfshirë ata që nuk e konsiderojnë veten fansa të Taylor Swift ose mund të mos e kenë hasur kurrë muzikën e saj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate