12/20/2025 7:50:05 AM

Përballje Kurti -Rama në Slloveni, i pranishëm edhe Vuçiç

Duhet të lexoni

Pas disa përplasjeve dhe ironive mes njëri-tjetit muajt e fundit, duket se përballja e radhës mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës do të jetë në Slloveni.

Të dy kryeministrat, Rama dhe Kurti kanë konfirmuar praninë e tyre si folës në forumin dy ditor që do të mbahet në Bled të Sllovenisë më 28 dhe 29 Gusht.

Ky forum do të jetë një mundësi për një takim që zvarritet kohët e fundit mes Ramës dhe homologut te tij Albin Kurti.

Më 6 Korrik kur Rama vizitoi Prishtinën, si pjesë e turit të tij ballkanik kushtuar përgatitjeve për takimin e Tetorit në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, ai u prit vetëm nga Presidentja Osmani dhe nga kryeparlamentari Konjufca.

Kurti asokohe nuk pranoi takime me Ramën dhe e konsideroi si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 Qershor në Gjakovë.

Ai u shpreh se do të mirëpriste Ramën që të zhvillonin mbledhjen nderqeveritare ku të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë.

Më 17 Korrik, Kurti e refuzoi për herë të dytë takimin me Ramën teksa kryeministri mblodhi në një takim informal krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Kurti preferoi atë ditë të shfaqej në një simpozum të një shoqate jo qeveritare në ishullin e Kretës.

Qejfmbetjet e kryeministrit kosovar ndërlidhen me faktin se Kryeministri Rama adresoi kritika publike ndaj qeverisë në Prishtinë për mosmenaxhimin si duhet të situatës me serbët në veri pas zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat serbe që sollën ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe më pas sanksione nga BE e SHBA.

Po ashtu Kurti u gjend i befasuar nga drafti për themelimin e bashkësisë së komunave serbe që Rama e dërgoi në Berlin e Paris pa e konsultuar atë paraprakisht. Kryeministri kosovar ka ironizuar edhe iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur në të cilën Rama ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Vuçiq e Kovaçevski për projekte të përbashkëta kryesisht ekonomike.

Kurti ka realizuar kohët e fundit disa takime në selinë e qeverisë kosovare në një mjedis të hapur që e ka emërtuar publikisht si Ballkoni i Hapur në një karshillëk të hapur me iniciativën rajonale që ka për iniciator edhe Kryeministrin shqiptar.

Në forumin strategjik të Bled-it do të marrin pjesë krahas Kryeministrave Rama e Kurti edhe Presidenti serb Vuçiç, Kryeministri maqedonas Kovaçevski si dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Aty do të flitet krahas bashkëpunimit rajonal edhe për çështjet e sigurisë dhe anëtarësimin në BE.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate