12/26/2025 5:14:10 PM

Kualifikimi në "play off" pasuron Partizanin, bonusi i "majmë" që përfitojnë "Demat e kuq"

Duhet të lexoni

Partizani arriti ditën e djeshme të kualifikohej në fazën "play-off" të Conference League, duke regjistruar dhe një rekord histroik për futbollin shqiptar, me 4 fitore rradhazi në Kupat e Europës.

Por përveç se historisë, pas kualifikimit të djeshëm Partizani ka të sigurta edhe një bonus monetar, prej 1 milion e 560 mijë euro. Kjo shifër shkon në arkën e klubit të kuq vetëm për pjesëmarrjen në raundin “play off”.

Më konkretisht, për rrugën që ka bërë deri më tani në Europë dhe kalimin e turit pas triumfit ndaj Valmierës, Partizani merr 260 mijë euro nga UEFA si klub kampion i Shqipërisë, 100 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë të Ligës së Kampioneve, 250 mijë euro nga turi i dytë i Ligës së Konferencës, 200 mijë euro nga turi i tretë, si dhe 750 mijë euro nga pjesëmarrja në fazën “play off”.

Të gjitha këto shifra në total shkojnë 1 milion e 560 mijë eurove. Mirëpo, me pjesëmarrjen në “play off” ëndrra vazhdon dhe në rast se Partizani pas dy ndeshjeve në këtë raund arrin të kualifikohet ndaj Astanës dhe të shkojë në fazën e grupeve, atëherë në arkën e klubit do të shkojë shifra rekord: 3 milionë e 490 mijë euro. Një shans i artë për “demat”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate