12/26/2025 7:05:51 PM

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? Ekspertët japin më në fund përgjigjen e shumëpritur

Duhet të lexoni

Dilemës se sa shpesh duhet të lahemi në javë i ka ardhur fundi. Ekspertët i kanë dhënë fund të gjitha aludimeve, duke dhënë sugjerimet dhe këshillat e nevojshme për larjen e flokëve.

Mjekë dhe studiues të ndryshëm shprehen se nuk ka një ndarje konkrete të larjes së flokëve për të gjitha gratë, pasi kjo varet nga lloji i flokëve.

Një artikull i popsugar.com ka paraqitur qëndrimet e tre ekspertëve: një stilisti, një dermatologu dhe një koloristi, lidhur me larjen e flokëve.

Sipas një stilisti flokësh:

Nëse keni flokë të yndyrshëm, veçanërisht nëse janë të mirë, qofshin të drejtë ose pak kaçurrelë dhe dëshironi të ruani volumin, mund t’i lani çdo ditë ose një herë në dy ditë, këshillon Kevin Mancuso. Nëse është flokë i thatë, çdo tre deri në katër ditë është ideale. Nëse janë shumë kaçurrela, mund t’i lani deri në çdo dy javë.

Sipas një dermatologu:

Nuk ka asnjë rregull, thotë dermatologia Francesca Fusco, MD. Por në përgjithësi, nëse keni flokë të yndyrshëm, mund t’i lani çdo ditë. Nëse është e thatë, është në rregull të kufizoni frekuencën në një herë në javë, por jo më rrallë, për arsye higjienike. Do të keni nevojë për kujdes të veçantë, megjithatë, nëse keni zbokth, të paktën dy herë në javë, me një shampo të veçantë.

Sipas një koloristi:

Problemi me flokët e lyer është se larja e shpeshtë e zbeh ngjyrën, sipas Stephanie Broën. Në këtë rast, është mirë të lani çdo dy ditë ose më rrallë nëse flokët janë të thatë. Për t’i mbajtur ato me shkëlqim dhe të butë, mund të përdorni një kondicioner.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate