8/18/2025 1:39:35 PM

Lilium Jet, taksia fluturuese elektrike me ngritje vertikale

Duhet të lexoni

Kompania gjermane “Lilium” testoi para pak ditësh taksinë fluturuese në qiellin e Spanjës jugore.

Lilium Jet cilësohet si avioni i parë tërësisht elektrik me ngritje dhe ulje vertikale. Kompania gjermane synon që gjatë viteve të ardhshme të ofrojë taksinë fluturuese për një numër vendesh, përfshirë Kinën, Italinë dhe Zvicrën. Disa analistë thonë se deri në vitin 2030 taksitë fluturuese mund të bëhen realitet për njerëzit e zakonshmëm, por gjithçka do të varet nga kërkesa e konsumatorëve.

Në jug të Spanjës, në qendrën e provave për sistemet ajrore pa njeri ATLAS në Villacarrillo, kompania gjermane “Lilium” po teston taksinë fluturuese elektrike me ngritje vertikale.

E themeluar në vitin 2015, kompania “Lilium” me qendër në Mynih po zhvillon një avion me motorë elektrikë të integruar në krahët e mjetit fluturues për të mundësuar ngritjen dhe uljen vertikale.

Avioni elektrik me një pilot mund të transportojë gjashtë pasagjerë. Në këtë test, avioni po kontrollohet nga distanca.

“Mendoj se në vitin 2030 kjo taksi ajrore do të jetë në treg për njerëzit e zakonshëm. Bazuar në eksperiencen time në punën për makinat pa shoferë jam shprehur më parë se duhet mbi dhjetë vite që ato të bëhen realitet. Por nëse shtohen kërkesat, taksia fluturuese mund të bëhet realitet para vitit 2030”, thotë profesori Stewart Birrell me Universitetin Coventry.

Kohët e fundit kompania “Lilium” nënshkroi marrëveshje me një numër vendesh, përfshirë Kinën, Italinë dhe Zvicrën, për të mundësuar transportin ajror me avionë elektrikë. Kompania kineze Heli-Eastern ka në plan të porositë 100 avionë të firmës Lilium.

“Lilium Jet” cilësohet si avioni i parë tërësisht elektrik me ngritje dhe ulje vertikale. Kompania gjermane ka marrë disa çertifikata në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara në procesin e gjatë për t’u bërë taksia ajrore e së ardhmes./Voa


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate