Një grua 40-vjeçare në Padova, Itali është kamufluar si mjeke për të takuar në një mënyrë ndryshe burrin e saj. E etur për partnerin e saj, gruaja ka shkuar te burri i saj i shtruar në urgjencë për të bërë seks me të. Ajo donte të shkonte në dhomën ku ishte shtruar partneri i saj, dhe më pas zhvilloi një plan për të arritur qëllimin e saj.
Ajo sipas mediave u vesh si mjeke dhe pa u vënë re arriti të shkojë tek partneri i saj. Më pas ajo hoqi një pjesë të rrobave të saj, dhe filloi duke bërë marrëdhënie seksuale me partnerin e saj në sy të pacientëve të tjerë të shtruar në spital. Gruaja u ndalua nga efektivët e policisë të lajmëruar nga personeli mjekësor.