Së fundmi Komuna e Strugës në Maqedoninë e Veriut ka marrë një masë interesante lidhur me pushuesit që lëvizin në qytet. Ata nuk do të lejohen që të jenë me rroba banjo kur shëtisin në qytet. “Respektimi i rendit publik! Me qëllim respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës.