9/9/2025 7:36:00 PM

Pushimet sensuale të Tunës, këngëtarja mban sekret partnerin!

Duhet të lexoni

Vitet e fundit Tuna ka preferuar që të ruajë një profil të ulët në media.

Edhe produksionet muzikore i ka pasur më të rralla, duke preferuar kështu një tërheqje, ndryshe nga disa vite më parë, ku ishte ndër personazhet më mediatike.

Por pas një sezoni të ngjeshur, edhe këngëtarja maqedonase ka vendosur që të ‘qerasë’ publikun me disa foto provokuese nga pushimet e saj në Seychelles.

Buzë detit dhe me bikini minimalist, Tuna na ka konfirmuar edhe njëherë se ajo mbetet ndër femrat më seksi në showbizz.

Ajo ka zgjedhur Seychelles për një pushim luksoz dhe relaksues, ku po shijon çdo moment të tij me një energji pozitive dhe shumë elegancë.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga plazhet e mrekullueshme të ishujve tropikalë, duke pozuar në bikini dhe duke shfaqur një trup të kuruar.

Por natyrisht që një interes të madh ka pasur për të marrë vesh se kush e shoqëron këngëtaren në këto ditë pushimesh.

Vetë ajo është përqendruar të publikojë foto të vetes, apo të vendit, duke zgjedhur mos të na zbulojë se kush është shoqëruesi.

Që pas ndarjes nga Patrisi, Tuna nuk është parë në krah të një mashkulli tjetër, duke preferuar të dalë kudo e vetme.

Përkundër komenteve të shumta që ka marrë nga fansat, Tuna ka zgjedhur të mbajë jetën personale për vete dhe të përqendrohet në karrierën e saj dhe në shijimin e momenteve me vetveten.

Ajo ka treguar se ndarja ka qenë një mundësi për të rifituar fuqinë dhe vetëbesimin, duke u përkushtuar, gjithashtu, ndaj projekteve muzikore që e duan shumë.

Seychelles ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për Tuna të freskohet dhe të ndjejë bukurinë e jetës, duke u kthyer më e fuqishme dhe më e vendosur se kurrë. Edhe pse fansat janë kuriozë, ajo ka ndarë vetëm imazhe nga plazhi dhe natyra mahnitëse, duke treguar që është përqendruar tek pushimet dhe rinovimi personal.

Mediat pak kohë më parë shkruan për një romancë të re të saj, por që nuk u konfirmua kurrë.

Sipas ‘Prive’ djali i cili i ka rrëmbyer zemrën Sejdiut është më i ri në moshë dhe është shqiptar, detaje të tjera për të dashurin misterioz akoma nuk dihen.

Thuhej se çifti po përjetojnë një periudhë të bukur bashkë dhe janë shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Tuna është parë gjatë kësaj vere në koncertet e saj me Cozman, ish-partnerin me të cilin i dha fund lidhjes disa vite më parë.

U fol se mund të kishte një ribashkim mes tyre. Pozat ‘hot’ në Instagram, artistja mban sekret partnerin.

Dyshja shpesh herë shihej në koncerte me kërcime hot pranë njëri-tjetrit por mesa duket qenkemi gabuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate