12/17/2025 3:07:11 PM

Krasniqi: Marrëveshja nuk ka validitet nëse nuk ratifikohet në kuvend

Duhet të lexoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se marrëveshje e fundit e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë një validitet të vërtet kushtetues, obligativ dhe ligjor nëse nuk ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Është një marrëveshje që thotë, në ditën e publikimit të saj u pa që emrin e dakorduar e ka ‘’Marrëveshja për rrugën e normalizimit’, në draft është quajtur ‘Marrëveshja bazë’, por është teksti pothuajse i njëjtë nga versionet e më hershme, ne dhe sot në Kuvend i kishim të paqartë se çka ka negociuar kryeministri Kurti, cilat janë ndryshimet që kanë ndodhur “, tha ai.

Lideri i partisë opozitare, tha se edhe pas 12 viteve dialogu fatkeqësisht është njëri ndër prioritetet. “Prioritetet për qeverinë e Kosovës, duhet të jenë të gjitha ato fusha që kanë ndikim për jetën e qytetarët e Kosovës, Kryeministri ka thënë dialogu nuk është prioritetet në 7 apo 8 prioritetet e tij të para, pastaj ka thënë se herë i treti, herë i katërti, realisht në angazhimet e tij ka qenë i pari, por sot edhe tha se nuk është as në top treshen. Është vështirë të gjesh konsistencë tek kryeministri qoftë në deklarata apo edhe në qëndrime të cilat i ka ndryshuar dhe po i ndryshon në vazhdimësi, por ne s’mund ta shmangim një temë e cila vërtet me datën 27 i ka mbajtur pezull gjithë qytetarët e Kosovës në pritjet të asaj se çka do të ndodh”, tha ai për RTK Prime.

Sipas tij dialogu ka të bëjë me një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të ndërmjetësuar dhe të mbështetur nga partnerët kryesor të vendit tonë.

Ai tha se është dashur që të ketë më shumë sot në debat për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëveshjen që bazohet në propozimin evropian. Sipas tij nuk ka instancë që nuk është duke u diskutuar kjo marrëveshje, ndërsa është e përgjegjshëm që kryeministri Kurti hezitoi dhe ordhinë kuvend vetëm për tri orë.

Krasniqi tha thënë se punët janë keq në ekonomi, migrimi po vazhdon dhe pagat që kanë dalë në sektorin publik janë tema të rëndësishme për qytetarët.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate