12/17/2025 11:19:51 AM

Lladrovci: Vendin e parë për performancë komunale ia dedikoj Hashim Thaçit

Duhet të lexoni

Me rastin e shpalljes së rezultateve për Grantin e Performancës, ku Komuna e Drenasit u rendit e para dhe fiton mbi 2,034,775.88 euro, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendin e parë ia dedikon ish presidentit Hashim Thaçi, shpallësit të Pavarësisë, shokut të tij e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të UÇK-së.

“Puna jonë e shkëlqyer, është vlerësuar dhe shpërblyer me meritë. Granti do të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Drenasit. Faleminderit”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, mora pjesë në ceremoninë e ndarjes së Grantit të Performancës, ku komuna e Drenasit, zuri vendin e parë dhe fitoi grantin me vlerë 2,034,775.88 euro.

Në prani të ministrit, z. Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, z. Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, të ambasadorit të Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe “Demos”-it, pranova çmimin për vendin e parë në garën për Performancë komunale.

Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Marsin legjendar, kush më shumë e më mirë se presidenti Hashim Thaçi është personi që identifikohet me këto dy ngjarje të rëndësishme për qenien tonë.

Prandaj, vendin e parë për performancën komunale të Drenasit në nivel nacional, ia dedikoj Presidentit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Krenar me bashkëpunëtorët, zyrtarët komunalë dhe bashkëpunimin e qytetarëve të komunës së Drenasit që kontribuan për këtë sukses të madh, duke dëshmuar performancën tonë të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve.

Vendi i parë është arritur falë përkushtimit të secilit zyrtar të ngarkuar me çështjen e performancës si dhe përkrahjen e institucioneve vendore e ndërkombëtare që merren me Grantin e Performancës. Vendi i parë nuk është befasi, sepse me vite, jemi komunë në krye të renditjes me suksese të pamohueshme në nivel nacional.

Faleminderit ministër Krasniqi, ambasador Kelly, ambasador Westerlund, ambasador Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, “Demos”, donatorë dhe mbikëqyrës të performancës.

Puna jonë e shkëlqyer, është vlerësuar dhe shpërblyer me meritë. Granti do të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Drenasit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit!

 

View this post on Instagram

 

A POST SHARED BY RAMIZ LLADROVCI (@RLLADROVCI)

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate