12/20/2025 6:20:33 AM

Jo vetëm lehtësim të lëvizjes/ Liberalizimi i vizave do katërfishojë fuqinë e pasaportës së Kosovës?

Duhet të lexoni

Qytetarët e Kosovës e presin prej kohësh liberalizimin e vizave, që tashmë është përcaktuar të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2024.

Por duket se përveçse do të lehtësonte lëvizjen për ta, ky hap do të katërfishonte fuqinë e pasaportës kosovare. Sipas indeksit të pasaportave VisaGuide.World, që rendit pasaportat e 199 shteteve qytetarët e të cilave mund të lëvizin pa viza, me liberalizimin e lëvizjes, Kosova do të lëvizte ndjeshëm në renditje dhe fuqia e pasaportës së saj, do të rritej.

“Në VisaGuide.Passport Index, pasaporta e Kosovës renditet e 195-ta në botë me një Passport Score prej 10.39. Poshtë saj, rreshtohen pasaporta e Irakut, Sirisë, Somalisë dhe Afganistanit. Në rastin e liberalizimit të vizave nga BE, Kosova do të lëvizte me 93 vende duke u pozicionuar  në vendin e 102-të, dhe fuqia e pasaportës do të katërfishohej pothuajse, dhe do të arrinte në 38.93”, sipas Besart Bajramit, themelues i VisaGuide.World, i cituar nga mediat në Kosovë.

Ai shpjegon se pavarësisht një rritjeje të tillë në renditje, Kosova sërish do të mbetej në fundit të listës, krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e kjo për shkak të numrit të madh të vendeve që e nuk e kanë njohur ende atë si shtet të pavarur. Nëntorin e vitit të kaluar, anëtarët e BE-së mbështetën propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, kur edhe parashihej hyrja në funksionin e sistemit të udhëtimit ETIAS.

Nëse funksionimi i tij do të ndodhte që nëntorin e këtij viti liberalizimi për Kosovën do të vinte më herët, por një ditë më parë u njoftua se data kur ETIAS do të bëhej efektiv, është shtyrë sërish.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate