7/7/2025 1:16:12 AM

Identiteti i 70 viktimave në rastin Thaçi dhe të tjerët, zbardhen detaje të tjera

Duhet të lexoni

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka publikuar emrat e rreth 70 viktimave të pretenduara në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Librin e Kujtimeve, i cili përmban informata për të vrarët dhe të zhdukurit e luftës, nga viktimat e përmendura në aktakuzën e Gjykatës Speciale, 57 prej tyre janë të vrarë, kurse 12 prej tyre janë të zhdukur.

Nga këta viktima që janë të shënuar në listën e publikuar nga Prokuroria Speciale, 23 prej tyre janë shqiptarë.

Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri, Hasan Hoxha dhe Ajet Gashi, janë viktimat që kanë mbetur të vrarë në Malishevë në korrik të vitit 1998, sipas Librit të Kujtimeve.

Me 12 mars 1999, janë vrarë Rrahim Elezi, Riza Kiki (i zhdukur), Faik Reci (i zhdukur), Nezir Topojani (i zhdukur).

Kurse Skender Kuqi dhe Pal Krasniqi janë vrarë në Jabllanicë të Gjakovës në korrik të vitit 1998

Ndërsa, Arben Avdyli (i zhdukur), Ymer Xhafiqi dhe Sherafedin Ajeti janë personat që janë vrarë në prill të vitit 1999 në Kleçkë të Lipjanit, sipas Prokurorisë.

I vrarë në Bajgorë të Mitrovicës ka mbetur Osman Sinani, i cili është vrarë rreth datës 30 gusht të vitit 1998, kurse në qershor të këtij viti është vrarë Hysen Krasniqi në Drenoc të Rahovecit, i cili poashtu është i regjistruar si i zhdukur.

Në mesin e viktimave shqiptare të publikuara nga Prokuroria e Specializuar janë edhe dy gra, Latife Kololli dhe Rushe Kololli e cila është në listën e të zhdukurve, dhe janë vrarë rreth datës 19 gusht të vitit 1998 në Suharekë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate