Këtë veprim Klinaku përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur skandal dhe poshtërsi, përcjell lajmi.net.
“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.”, ka shkruar Klinaku.
Tutje, ai ka vazhduar duke thënë se kjo i rrezikon edhe më shumë dëshmitarët dhe për këtë gjë ai fajëson shtetin.
“Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme.”, ka përfunduar Klinaku