Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi numëroi gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit, u përplas me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se data e sotme është vulosja e pranimit të Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti.
Kurti u përgjigj duke thënë se thënë se “Zajednica” nuk do të kalojë dhe nuk do të zbatojë atë që e kanë nënshkruar qeveritë e kaluara.
“Unë e kam të qartë se ju keni qef me ju themelu Zajednicën, por nuk kalon. Ajo nuk bohet. Ju nuk e keni zbatu, unë nuk ju zbatoj. Sa i përket raportimit në Kuvend, kurdo që dëshironi mund ta bëjmë. Jam i gatshëm”, tha Kurti në seancën e Kuvendit.