Glassdoor ka publikuar të dhënat e studimit të tyre më të fundit që ekzaminon se cilat role vlerësohen më tepër nga Gen Z.
Raporti zbuloi se në përgjithësi, “punonjësit Gen Z janë më të kënaqur në rolet që u ofrojnë atyre mundësinë për ta ridimensionuar kulturën e kompanisë ku punojnë si edhe punë të cilat u lejojnë atyre të kenë ndikim social”.
Kjo gjeneratë e ardhshme e talenteve tashmë po formon të ardhmen e tregut të punës, kështu që punëdhënësit që duan të tërheqin një fuqi punëtore më të re – por edhe analistët e tregut të punës – duhet të marrin parasysh se cilat punë, kompani dhe profesione janë vërtet më të vlerësuarat nga ky brez.
Profesioni me vlerësimin më të lartë për punonjësit e Gen Z ishte: rekrutuesi – ose ai që merret me punësimin dhe rekrutimin aktiv të stafit, me një vlerësim 4.79 në një shkallë 5-pikëshe, shkruan abcnews.al.