12/20/2025 2:50:03 AM

“Ajo mezi priste të bëhej nënë”/ Vdekja e 23-vjeçares shqiptare në SHBA, flet i vëllai: Në prill do të lindte...

Duhet të lexoni

Vëllai i një 23-vjeçareje shtatzënë, e cila vdiq në një aksident automobilistik me shpejtësi të madhe në Staten Island, ka folur për emocionin e motrës së tij për fëmijën që priste.

Adriana Sylmetaj humbi jetën pasi i dashuri i saj, dyshohet i dehur, Adem Nikeziq, 30 vjeç, përplasi një Dodge Challenger teksa ngiste me rreth 100 km/h në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Ajo u emocionua kur mësoi se do të bëhej nënë. Ishte diçka e re për të. Ajo mezi priste të shihte fëmijën të lindte”, tha vëllai i saj, Al Sylmetaj për New York Daily News.

“Ata po mendonin për emrat, por nuk mendoj se kishin marrë ndonjë vendim. Ata po planifikonin një festë babyshower për fëmijën.” shtoi ai.

Policia ka konfirmuar se Nikesiç ka qenë në spital të dielën. Gjykimi i tij në Gjykatën Penale të Staten Island do të ndodhë të hënën më 30 janar, pasi ai nuk është më i shtruar në spital, tha një nëpunës i gjykatës.

Ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, ndër të tjera, tha një zëdhënës i NYPD.

Nikeziç ishte arrestuar në vitin 2017 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe me patentë të pezulluar, thanë burimet policore për Daily News. Në vitin 2019 ai u arrestua edhe për drejtimin e mjetit me leje të pezulluar dhe rezistencë ndaj arrestit.

Vëllai i Sylmetajt tha se Nikeziç dukej i pabesueshëm dhe shpesh ishte i dehur pasi babai i tij kishte vdekur.

“Kisha këtë ndjenjë se rezultati do të ishte i tillë,” tha Al. “Sa herë që paraqitej, ishte nën ndikim, jo se ishte i pakontrollueshëm, por se si e artikulonte veten”.

“Ai gjithmonë më pyeste nëse doja të shkoja të pija”, tha ai. “Ditëlindja ime sapo kaloi dhe ai më ftoi të dilnim për të pirë, por unë thjesht thashë jo faleminderit.”

Adriana Sylmetaj doli jashtë nga makina kur ajo u përplas me një shtyllë rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, duke bërë që mjeti të ndahej në tre pjesë.

Çifti shqiptar po udhëtonin drejt jugut në Bulevardin Hylan në New Dorp në orën 4:44 të mëngjesit kur Nikesiq humbi kontrollin. Automjeti goditi një mur pengues përpara se të rrotullohej dhe të përplasej me një shtyllë prej druri, tha policia.

Mësohet se ashpërsia e goditjes ka bërë që Sylmetaj të dalë nga makina dhe ajo ka gjetur vdekjen në vendngjarje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate