12/18/2025 6:41:12 AM

Kuvendi zhvillon dy seanca plenare: Ky është rendi i ditës, ‘harrohet’ koeficienti i pagave

Duhet të lexoni

Të mërkurën dhe të enjten do të mblidhet Kuvendit, për të zhvilluar seancat plenare, ndërsa nuk është asgjëkund. Edhe pse u tha se publikohet në janar, ende mbetët paqartë vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave shkruan Gazeta Metro.


Në komunikatën për media bëhet e ditur se, në rendin e ditës do të zhvillohet raundi i dytë të votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Ndër tjerash, seanca e Kuvendit do të vijojë me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë, si dhe shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Ndërsa javën që lamë pas, gjatë një konference pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila tha se brenda pak ditëve, koeficientin do e përcjellin në kuvend të miratuar në kuadër të projektligjit të buxhetit

“Koeficientin besoj shumë shpejt brenda pak ditëve nëse jo këtë javë javën tjetër gjithsesi do e përcjellim në kuvend të miratuar në kuadër të projektligjit të buxhetit me çfarë do të bëjmë një plotësim-ndryshim në Ligjin e Buxhetit në mënyrë që të jetë fiks vlera e koeficientit. Një praktikë e cila pastaj do e lehtësoj shumë punën për arsye se mund të rishikohet në kuadër të projektligjit për buxhetin”, deklaroi Kusari-Lila.

Komunikata e plotë:

Kryesia e Kuvendit: Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca dhe me prezencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Kryesia vendosi që të mërkurën, më 1 shkurt 2023, në orën 12:00, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare, për të vazhduar me shqyrtimin dhe votimin e pikave të mbetura nga disa seanca të kaluara. Ndërkaq të enjten, më 2 shkurt, në orën 10:00, do të mbahet seancë e re plenare.

Kështu, të enjten, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të zhvillojë raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Po ashtu pritet të votohen edhe katër raporte: raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, si dhe raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për noterinë. Do të votohet gjithashtu edhe për rekomandimet e dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Seanca e Kuvendit do të vijojë me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë, me nr.17/121 datë 25.01.2023, si dhe shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Pjesë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020.

Në shqyrtim të dytë pritet të shqyrtohet Projektligji për tubime publike dhe ai për sigurinë kibernetike, ndërsa në shqyrtim të parë katër projektligje të tjera: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, Projektligji për kinematografinë, Projektligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Më tej, deputetët do të shqyrtojnë raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, si dhe atë për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021.

Seanca pritet të përfundojë më shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”, si dhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.? /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate