12/17/2025 2:47:43 PM

SHBA, ultimatum Albin Kurtit: Koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Duhet të lexoni

VOA

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Në një shkrim të përbashkët të publikuar në Koha.net dhe Kossev, diplomatët amerikanë thanë se Kosova dhe Serbia duhet të pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që do të ndërpriste ciklin e krizave dhe konfrontimit dhe të çonte përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian.
“Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë”, thuhet në shkrim në të cilin theksohet se ndër detyrat më thelbësore mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Duke nënvizuar se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është detyrim ligjor ndërkombëtar, të dy diplomatët theksuan se asociacioni “do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për t’i bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal”. Sipas tyre asociacioni është “mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës”.

Zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin, thuhet më tej “nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj. Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që ta ofrojë vizionin e saj për këtë Asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të qytetarëve”.

Në tekst theksohet se përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së ka vënë në pah se ekzistojnë 14 aranzhime të ngjashme brenda Bashkimit Evropian – “asnjëri nga to nuk cenon sistemet evropiane të qeverisjes efektive. Brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Kosova mund të refuzojë opsionet që kërcënojnë strukturën e saj ligjore, por nuk mund të refuzojë zotimet e saj. Si vendi më pro Kosovë në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të mbështesin popullin e Kosovës për të siguruar që struktura e saj kushtetuese dhe ligjore nuk cenohet”, thuhet në shkrimin e përbashkët të diplomatëve amerikanë. Të plotë mund ta lexoni këtu.

Shkrimi u publikua një ditë para një takimi të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar këtë çështje që është pika më e vështirë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha javën që lamë pas se marrëveshja për Asociacionin nuk mund të trajtohet me përparësi ndaj marrëveshjeve të tjera. Ai tha se asociacionet e komunave që janë njësi territoriale dhe jo vetëm administrative, mbi baza etnike bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Andaj le të zhvillohen sa më shumë takime e diskutime mirëpo për normalizim të marrëdhënieve që na shpie më afër e drejt BE-së për paqe afatgjate e stabilitet të qëndrueshëm, për siguri për të gjithë pa diskriminuar asnjë njeri nevojitet njohja reciproke në qendër, jo Asociacioni në qendër, as Asociacioni parakusht por njohja reciproke në qendër. E ka thënë presidenti Biden, e ka thënë Kancelari Scholz dhe unë po ua përsëris këtu njëjtë”, tha kryeministri Kurti.

Diplomatët perëndimorë po u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që nuk parasheh njohje të ndërsjellë por përkushtim të të dyja palëve që të mos e pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.


Kryeministri i Kosovës, tha se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime rreth një marrëveshjeje që duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, por jo asociacionin në qendër.

Në Beograd presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të përballej me pasoja të rënda nëse nuk do ta pranonte propozimin që sipas tij është shndërruar në kuadër të ri negociues të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate