12/21/2025 9:07:44 AM

Dërgesat e telefonave të mençur të Kinës, më të ulëtat në 10 vitet e fundit

Duhet të lexoni

Shitjet e telefonave të mençur kinez në vitin 2022 kanë rënë me 13 për qind, e që është rënia më e madhe e këtij sektori në 10 vitet e fundit, teksa klientët shpenzuan më me kujdes, bëri të ditur firma e kërkimit në treg IDC.

Numri total i dërgesave të pajisjeve ishte 286 milionë, një rënie nga 329 milionë të tilla nga viti paraprak. Kjo do të thotë se volumi i shitjes në vitin 2022 ishte më i ulëti që nga viti 2013, dhe është gjithashtu hera e parë që nga ai vit shitjet vjetore kanë rënë nën 300 milionë pajisje, thuhet në raportin e IDC.

Prodhuesi i pajisjeve Android, Vivo, ishte marka më e shitur e vitit, me një pjesë prej 18.6 për qind. Megjithatë, numri total i dërgesave pësoi rënie nga 25.1 për qind në shitjet nga viti në vit. Honor u listua si marka e dytë më e shitur, me dërgesat që u rriten me 34 për qind nga shitjet nga viti në vit, raporton Reuters.

Apple ishte marka e tretë më e shitur në vitin 2022, duke e mbajtur atë vend bashkë me markën Oppo. Shitjet e përgjithshme të Apple pësuan rënie në shitjet nga viti në vit duke tejkaluar përgjithësisht rënien e tregut.

Në tremujorin e katërt, pavarësisht se ishte marka më e shitur në periudhën tre mujore, shitjet nga viti në vit për iPhone ishin ende në rënie, pasi problemet e zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga trazirat e punëtorëve në fabrikën e prodhuesit Foxconn në qytetin e Zhengzhou u përkeqësuan më keq se kërkesa e pritur, shkruan studiuesit.

Masat strikte të COVID-19 në Kinë, të cilat u ngritën edhe më shumë gjatë pranverës së vitit 2022 përgjatë disa qyteteve, i dhanë një goditje të madhe ekonomisë së vendit, e cila ra në një nga nivelet e saj më të këqija në gati gjysmë shekulli vitin e kaluar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate