12/21/2025 7:39:49 PM

Pas kësaj ore mos pini kafe, disa rregulla për një gjumë më të mirë

Duhet të lexoni

Nëse zgjoheni mos e shikoni orën për 15 minuta”. Kështu shprehet profesori Colin Espie. Nëse ende nuk ju zë gjumi, ai sugjeron që të shkoni diku në qetësi dhe të bëni diçka pasive si leximi. Por këshilla e tij kryesore është që të mos shikoni ekranin e celularit. Sapo të ndiheni përgjumësh, profesori sugjeron që të riktheheni në shtrat.

Lojërat për trurin

Duke plotësuar sfida dhe duke testuar trurin mund ta “lodhë” atë gjatë orarit të darkës. Doktoresha Kat Lederle thotë se gjatë ditës duhet që t’i sigurojmë trurit më shumë varietet dhe stimulime, edhe kur bëjmë detyra normale. “Truri do të jetë gati për gjumë në darkë sepse ka nevojë që të rikuperohet”, shprehet ajo.

Dush i ngrohtë

Një dush i ngrohtë para gjumit mund të rezultojë shumë mirë për fjetjen. “Kur bëni një dush të ngrohtë, rrisni në mënyrë artificiale temperaturën e trupit. Kur dilni, atëherë temperatura do të vijë në mënyrë natyrale duke u ulur, duke bërë të ndiheni më përgjumësh”, tha doktoresha Linday Browning. Sipas një studimi në vitin 2019, koha më e mirë për të bërë dush është 90 minuta para se të shkoni në shtrat.

Mbani sytë hapur

Profesori Espie thotë se një arsye tjetër për t’ju bërë të flini është që të mbani sytë hapur në errësisrë. Kjo njihet edhe si “synimi paradoksal” ku ju i rezistoni gjumit në vend që të forcoheni të flini.

Mos hani shumë vonë

Nuk janë vetëm sytë që kanë nevojë për të pushuar, por edhe sistemi digjestiv. Qelizat që rregullojnë trupin “u tregojnë” vetë organeve se kur duhet të aktivizojnë apo pushojnë aktivitetet kryesore. Për shembull mëlçia gjatë natës është programuar që gjatë natës të kalojë nga djegia e sheqerit për energji tek djegia e yndyrës që është ruajtur gjatë ditës. Nëse kjo ndërpritet rreth kohës së gjumit, mund të rizgjojë sistemin tretës dhe të çojë në shtim në peshë.

Ndriçimi i duhur

Kërkuesit kanë dalë në konkluzionin se personat mbi 40 vjeç duan që të dalin në tualet të paktën një herë gjatë natës, por kanë problem të bien sërish në gjumë. Profesori James Goodwin sugjeron që të përdoret një elektrik dore me dritë të kuqe dhe jo blu. Sipas tij, ngjyra blu aktivizon trurin dhe prish ciklin e gjumit.

Kafja

Shumica e njerëzve shijojnë një filxhan kafe të nxehtë për t’i mbajtur të zgjuar gjatë ditës, por kjo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Kafeina ndërpret çlirimin e melatoninës, hormonit që na lodh. Mjekët sugjerojnë që filxhani i fundit i kafesë të pihet pas orës 14:00.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate