12/22/2025 1:20:50 AM

Ky është muaji me ditëlindjet më të shpeshta

Duhet të lexoni

Një ekip analistësh në Mbretërinë e Bashkuar pas të dhënave që mblodhën në periudhën kohore 2001-2021, dolën në përfundimin se ditëlindjet më të shumta janë në muajin Shtator.

Sipas raportit që ata kanë publikuar, dita më e zakonshme e lindjes duket të jetë 27 Shtatori, duke regjistruar mesatarisht 1993 lindje në vit. Kjo pasohet nga data 24 dhe 25 Shtator, me 1987 dhe 1980 lindje mesatarisht çdo vit. Pesë ditëlindjet më të zakonshme janë 1 Tetori dhe 23 Shtatori, me 1,979 lindje në vit të dyja.

Analistët besojnë se një arsye që mund të shpjegojë shpeshtësinë e lindjeve në shtator është dëshira e çifteve që fëmijët e tyre të jenë më të mëdhenjtë në klasë gjatë viteve të tyre të shkollës. Të tjerë ende argumentojnë se këto rezultate janë për shkak të faktit se njerëzit bëjnë më shumë seks gjatë festave të Krishtlindjeve.

27 dhe 28 Dhjetori përmbyllin treshen e ditëlindjeve më pak të zakonshme, duke regjistruar përkatësisht 1650 dhe 1722 lindje në vit. Analistët besojnë se kjo është për shkak se operacionet cezariane zakonisht nuk planifikohen në atë kohë, kështu që kryhen vetëm lindje normale dhe urgjente.

Dita e 1 Prillit është gjithashtu e ulët në numër lindjesh, me një mesatare prej 1722 lindjesh në vit. Studiuesit besojnë se ata prindër që kanë një zgjedhje, nuk duan që fëmijët e tyre të lindin në një ditë që është shoqëruar me shaka dhe gënjeshtra. Një datë lindjeje jashtëzakonisht e rrallë, siç edhe pritet është edhe 29 Shkurti, datë që shfaqet një herë në katër vjet dhe renditet e 355-ta nga 366 ditë në renditjen e lindjeve.

E njëjta analizë arriti edhe në disa konkluzione interesante në lidhje me profilin e mëmësisë: Sipas gjetjeve, mosha mesatare e grave që kanë fëmijë po rritet, pasi në kohët moderne gratë duket se po e shtyjnë krijimin e familjes. Në veçanti, mosha mesatare e amësisë tani është 31 vjeç, rreth 5 vjet më shumë se mosha mesatare e amësisë në vitet 1970./tvklan.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate