12/23/2025 9:34:55 AM

“Më abuzuan seksualisht kur isha 12-vjeç”- E reja tregon historinë e saj të trishtë: U braktisa nga të gjithë, ëndrrat e mia janë të shkatërruara

Duhet të lexoni

Erika Kordha është 20-vjeçarja që ka shkruar një libër mbi përjetimet e saj dhe në emisionin “Shije shtëpie” në Tv Klan, ka treguar se ka qenë 12 vjeç kur është abuzuar seksualisht. Më pas jeta e saj ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër, teksa u shpreh se nuk ka pasur mbështetjen e askujt.

 

Erika Kordha: Shkrimi i librit ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Libri është publikuar në qershor të këtij viti. Të gjitha janë përjetime që unë i kam kaluar në një moshën të vogël, 12-vjeç. Nuk e pata mbështetjen nga shoqëria dhe më përbuzën, kështu vendosa që të gjithë vuajtjen time ta kthej në libër.

Katerina Trungu: Kanë kaluar 12 vite, çfarë ndodhi në moshën 12-vjeçare që të kuptohet dhe nga publiku?

Erika Kordha: Në moshën 12-vjeçare kam rënë viktimë e një abuzimi seksual dhe më pas e gjithë jeta ime mori një rrjedhë tjetër, duke u braktisur nga shoqëria, nga instancat ligjore dhe ngela vetëm, unë dhe Zoti. Traumat që la ngjarja më pas, vendosa që t’i hedh në fletë.

Katerina Trungu: 12 vjeç nuk më përmende familje..

Erika Kordha: Unë jetoj në një zonë të vogël ku mentaliteti është brutal, por nuk i vë faj sepse nganjëherë gjykojmë nga padituria.

Katerina Trungu: Çfarë ka ndodhur në vija të përgjithshme?

Erika Kordha: Unë kam qenë në dyqan për të blerë ushqime… nuk dua të flas më tepër

Katerina Trungu: Dhe dikush është afruar dhe ka ndodhur diçka…

Erika Kordha: Po

Katerina Trungu: Pastaj çfarë ndodhi me ty?

Erika Kordha: Aty abuzoi seksualisht me mua, jam kërcënuar.

Katerina Trungu: Nuk dua të të ngacmoj në atë pikë… Kthehesh në shtëpi, familja a e merr vesh se çfarë ka ndodhur me ty?

Erika Kordha: Po, familja e merr vesh se çfarë ka ndodhur. Më pas është bërë denoncimi në polici dhe personi është arrestuar.

Katerina Trungu: A vuajti dënimin?

Erika Kordha: Vuaji vetëm një vit, nga 4 që mori dënimin.

Erika Kordha: E shkatërruar komplet, e braktisur nga shoqëria sepse ofendohesha, paragjykohesha.

Katerina Trungu: Të tjerët e mësuan?

Erika Kordha: E mësuan të gjithë, por atë pafajësinë time e vranë të gjithë me sharje, me ofendime.

Albana Çaushaj: E përmendi dhe më herët shkollën, drejtuesi i shkollës vendos ta përjashtojë nga shkolla për këtë që ka ndodhur dhe kjo është gjëja më e rëndë pas asaj që ka ndodhur.

Erika Kordha: Nga shkolla, unë përjashtoj vetëm një mësuese që më ka mbështetur  që ka qenë mësuesja ime kujdestare, kurse për pjesën tjetër, nuk dua të flas fare. Ëndrrat e mia janë të shkatërruara pasi sapo dikush e mëson historinë time, më shmanget edhe sot e kësaj dite që jam 20 vjeçe.

Katerina Trungu: A ke trokitur ndonjëherë në ndonjë institucion apo organizatë?

Erika Kordha: Po, kam trokitur dhe kam jetuar në një qendër sociale në Vlorë 8 muaj./tvklan.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate