12/22/2025 8:58:49 PM

Flet Nebojsha Rosiq pasi Amerika ia sanksionoi djalin

Duhet të lexoni

Nebojsha Rosiq, babai i Marko Rosiq, njërit nga bashkëpunëtorët e Zvonko Veselinoviqit që u fut në listën e sanksioneve nga Departamenti i Thesarit si pjesë e grupit të organizuar kriminal i ka bërë ftesë ambasadorit të ShBA-së në Prishtinë që ta vizitojë familjen e tij dhe t’ia japë gjithë pasurinë që djali i tij Marko Rosiq posedon.

Nebojsha Rosiq tha se ka marrë vesh nga mediat për sanksionet që përfshijnë djalin e tij.

“E lexova në media që djali im është në listën e njerëzve ndaj të cilit ShBA-ja ka ndërmarrë sanksione. Kjo me të vërtetë tingëllon tragjikomike për mua pas gjithë asaj që djali im dhe familja ime ka kaluar që nga dita që Marko është arrestuar”, ka thënë ai për kosovoonline, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se është i gatshëm ta dhurojë pasurinë e djalit të tij për ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë.

“Unë e ftoj ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë të vijë në shtëpinë time dhe unë do t’ia jap gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme që ka djali im dhe familja ime pasi që e pashë dje se u raportua që djali im është pjesë e krimit të organizuar. Djali im nuk posedon asnjë pasuri të grupeve kriminale dhe jam i befasuar se në çfarë informata janë bazuar ata kur kanë arritur në këtë konkluzion”, tha Rosiq.

Marko Rosiq njëri nga të sanksionuarit e ShBA-së si pjesë e grupit të krimit të organizuar në veri të Kosovës ishte arrestuar në Mitrovicën e veriut më 23 nëntor 2018 dhe është në mbajtje që nga ajo kohë.

Aktakuza e ngarkon atë me përfshirjen në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Express.

Në komunikatë ndër të tjera  thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate