8/28/2025 12:53:33 AM

SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare

Duhet të lexoni

Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksione shtesë kundër kompanisë ushtarake private ruse Wagner Group, për të cilën zyrtarët amerikanë thonë se ka ndihmuar ushtrinë ruse në luftën ndaj Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Departamenti i Thesarit do ta përcaktojë grupin Wagner, si një Organizatë Kriminale Ndërkombëtare.

"Përveç këtij përcaktimi, ne do të vendosim gjithashtu sanksione shtesë javën e ardhshme kundër grupit Wagner dhe rrjetit të tij në shumë kontinente. Këto masa janë në përgjigje të kërcënimit ndërkontinental që paraqet Wagner, përfshirë modelin e tij të aktivitetit të rëndë kriminal," tha zoti Kirby në konferencën e përditshme për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Përcaktimi i grupit mercenar Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare sipas urdhrit ekzekutiv 13581 të SHBA-së ngrin çdo pasuri të tij në SHBA dhe u ndalon amerikanëve të japin fonde, mallra ose shërbime për grupin.

"Me këto veprime dhe të tjera në vazhdim, mesazhi ynë për çdo kompani që mendon që mund t’i japë mbështetje grupit është ky: Wagner është një organizatë kriminale që po kryen mizori të shumta dhe shkelje të të drejtave të njeriut, dhe ne do të punojmë pa pushim për të identifikuar, frenuar, ekspozuar dhe për t’i vënë në shënjestër ata që ndihmojnë këtë kompani," tha zoti Kirby.

Muajin e kaluar Shtëpia e Bardhë tha se Grupi Wagner kishte marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për të ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, një tregues i rolit në rritje të atij grupi në konflikt.

"Ndërsa vlerësojmë se sasia e materialit që iu dha grupit Wagner nuk ka ndryshuar dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë, ne parashikojmë që ajo të vazhdojë të marrë sisteme armësh nga Koreja e Veriut," tha ai.
Zoti Kirby tha se presidenti rus Vladimir Putin është mbështetur gjithnjë e më shumë tek Wagner për mbështetje ushtarake, duke shkaktuar disa tensione në Moskë.

"Ne po shohim shenja, përfshirë të dhëna zbulimi, se tensionet midis Wagner-it dhe Ministrisë së Mbrojtjes ruse po rriten," tha ai. "Wagner po bëhet një qendër fuqie rivale për ushtrinë ruse dhe ministritë e tjera ruse."

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi Wagner ka aktualisht rreth 50,000 pjesëtarë të tij të dislokuar në Ukrainë, përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 të dënuar të rekrutuar nga burgjet ruse.

"Informacionet tona tregojnë se Ministria ruse e Mbrojtjes ka rezerva në lidhje me metodat e rekrutimit të (grupit) Wagner. Pavarësisht kësaj, ne vlerësojmë se ka të ngjarë që Wagner të vazhdojë të rekrutojë të burgosur rusë," tha ai.

Grupi Wagner nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi komentet e zotit Kirby.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate