8/26/2025 8:11:06 PM

Nio humbet betejën ligjore me Audi mbi të drejtat e emërtimit për modelet ES6 dhe ES8

Duhet të lexoni

Në momentin që Nio i bëri publike planet e saja për zgjerimin e biznesit të veturave elektrike në Evropë, kompanisë i janë dërguar dokumente gjyqësore.

Audi-së nuk i pëlqej fakti se emërtimi i veturave të Nio përngjante me emërimin e tyre – teksa kompania gjermane argumentoi se Nio ES8 është emërtim shumë i ngjashëm me atë të Audi S8, dhe për fatin e keq të Nio, gjykatat ranë dakord me pretendimet e Audi.

Pas 15 muajsh të argumenteve ligjore, një gjykatë gjermane ra dakord me Audi dhe tha se Nio ishte duke cenuar të drejtat e emërtimit të Audi-së, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi

Gjykatësi deklaroi se emrat e Nio ES6 dhe ES8 kanë dallim nga Audi S6 dhe S8, por konkludoi se shtimi i shkronjës E nuk mjaftonte. Mesa duket disa njerëz mund të ngatërrojnë veturën elektrike Nio ES6 me veturën elektrike Audi S6.

Është e vështirë të besohet se dikush mund të ngatërrojë Nio me Audi në radhë të parë, por për sa i përket ligjshmërisë – kështu është. Gjykatësi thjesht theksoi se “konfuzioni përmes lidhjes me të” është një gjë reale dhe kjo është arsyeja pse kompanitë mbrojnë të drejtat e tyre të emrit.

Ku e çon kjo Nio-n? Para së gjithash – nuk është ende një punë e përfunduar. Kompania sigurisht që do të apelojë vendimin dhe zënkat ligjore do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Por që tani, Nio nuk lejohet të reklamojë automjetet e tij ES6 dhe ES8 në Gjermani.

Për më tepër, nëse vendimi mbetet në fuqi, kompania ose do të duhet të paguajë gjobë prej 250,000 euro ose drejtori menagjues i Nio Germany do të përballet me mundësinë e një dënimi me burg deri në 6 muaj. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate