8/25/2025 6:03:32 AM

A po largon Serbinë nga Moska Vucic: Presidenti serb i kërkon garanci BE’së

Duhet të lexoni

Sipas shkrimit të medias amerikane Bloomberg që prej se Rusia invadoi Ukrainën, Serbia po përballet me vështirës, përkatësisht presidenti serb Vucic që me vite është përpjekur të balancojë politikën e tij mes Perëndimit e Moskës, tani ky iluzion i uljes në dy karrige është më vështirë për ta mbajtur, transmeton Gazeta Metro.


Kohëve të fundit, shkruan Bloomberg, Serbia megjithatë po tenton të distancohet nga aleati i saj tradicional, Rusia.

Në intervistën që ai ka dhënë për Bloomberg, Vucic kishte thënë hapur se Serbia nuk pranon aneksimin e territoreve ukrainase duke shtuar se “më e keqja ende pritet nga ai konflikt”.

E që marrëdhëniet me Moskën janë të tensionuara, dëshmon edhe pranimi i Vucic se me Putin “nuk ka biseduar me muaj të tërë” – që nuk është edhe aq e zakonshme për liderin serb që me presidentin rus viteve të fundit ka biseduar rregullisht sipas Bloomberg.

“Ne që nga fillimi kemi thënë se nuk e mbështesim invadimin rus. Për ne, Krimeja dhe Donbas janë Ukrainë dhe ashtu do të mbeten” i ka thënë Vucic.

Megjithatë, shteti i tij ende mbetet një prej të rrallëve në Europë që deri tani nuk i ka vënë sanksione Rusisë, duke pasur parasysh se lidhjet e thella kulturore e ekonomike mes dy shteteve, si dhe qëndrimi i theksuar pro-rus i shumicës së banorëve të Serbisë, kjo nuk është edhe aq befasuese shkruan Bloomberg.

Por, hezitimi i Beogradit që t’i bashkohet sanksioneve që SHBA dhe BE i kanë vënë Rusisë e ka shtuar presionin e Perëndimit që përfundimisht të shkëputë lidhje me Putinin.  Kur dihet se Beogradi varet nga burimet energjetike të Rusisë që gazin ua shet Serbisë me çmim më të ulët se të tregut, ky është një vendim i vështirë për Beogradin.

Nga ana tjetër, Rusia ende e mbështetë Serbinë për çështjen e mos pranimit të pavarësisë së Kosovës, e duke e ditur se bëhet fjalë për një anëtar të Këshillit të Sigurimit në OKB, vështirësi tjetër kjo për të për Serbia poashtu sipas Bloomberg.

Në artikullin e Bloomberg as për çështjen e Kosovës, Rusia nuk i ka qëndruar 100 përqind krah Serbisë, duke kujtuar se Putin kishte shfrytëzuar si shembull Kosovës si arsyetim për shpalljen e të ashtuquajturave Republikë Popullore të Luhansk dhe Republikës Popullore të Donjetsk, territore të pushtuara ukrainase që Rusia në shtator të vitit të kaluar zyrtarisht i anketoi e që si pranoi asnjë shtet anëtar i OKB’së.

“Nuk jemi gjithmonë të gëzuar me qëndrimet e Moskës. Tradicionalisht kemi marrëdhënie të mira me, por kjo nuk do të thotë se e mbështesim secilin e Kremlinit” i ka thënë Vucic gazetës amerikane Bloomberg. Por ka shtuar se i është mirënjohës Rusisë për qëndrimin tyre për Kosovën.

Kosova ka akuzuar që qëllimisht ka ngritur tensionin në Kosovë që kishte arritur kulmin javë më parë kur në veriun e Kosovës ishin vendosur barrikada të serbëve lokalë.  Asokohe çështja kryesore ishin targat e regjistrimit të veturave që qeveria e Kosovës kërkonte t’i zbatonte në atë rajon.

Vucic iu arsyetua Bloomberg se ishte ai “personalisht që ka bërë përpjekje të mëdha që serbët t’i heqin barrikadat pasi kjo në të kundërtën do na qonte në katastrofë”.

Vucic tutje iu ka qasur çështjes së dialogut që pritet të vazhdojë duke i thënë Bloomberg se ai e sheh më të arsyeshme që të pritet nga Serbia t’i qaset Kosovës, të cilën ende e konsideron pjesë të veten, me hapa të vegjël në vend të një lloj marrëveshjeje të madhe për njohjen zyrtare të shtetit nga ana e Beogradit.

“Duhet të ndërtojmë besimin mes dy palëve, pastaj të hidhemi mbi të tjerat. Dhe duhet të ndalojmë së ëndërruari se do to ndodhë diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë” ka shtuar Vucic duke hedhur poshtë mundësinë e njohjes së Kosovës.

Bloomberg ka theksuar edhe si largim të Serbisë nga sfera ekonomike e Rusisë që përbën vetëm 6 përqind të tregtisë së tyre të jashtme. Nga ana tjetër, me shtetet e BE’së ajo tregton shumë më tepër. Kur janë pyetje kreditë në tregun ndërkombëtar, Beogradi para disa muajsh kishte  marrë një në FMN (2.4 miliardë euro) dhe një nga Emiratet e Bashkuara Arabe (1 miliardë euro) me synim të fuqizimit të financave publike në rrethana të inflacionit në rritje.

Por përsëri Serbia dhe Hungaria megjithatë theksohen nga Bloomberg si  htetet europiane në pozicionin e tyre ndaj Rusisë. Kompania publike ajrore serbe Air Serbia ka mbajtur fluturimet në Rusi, e nuk është as një numër i vogël i rusëve që janë zhvendosur në Serbi pas invadimit. Ata përmendin edhe hulumtimet e opinionit publik që ende e shohin presidentin rus si liderin më të preferuar të huaj.

Si çarje në marrëdhëniet mes dy vendeve e shohin edhe rastin e reklamës së grpit mercenar rus Wagner për rekrutimin e luftëtarëve që nuk i pëlqeu Vucic.

“Wagner nuk do ta bëjë këtë në Serbi” që kishte gëzuar ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill që kishte thënë se “iu gëzua kësaj, e kjo e bën të qartë se çfarë mundësish i ofron Rusia serbëve, vetëm të vdesin në një vend të largët duke luftuar në një luftë të huaj”.

Sa i përket përafrimit të Europës, anëtarësimit në Bashkimin Europian, serbët nuk janë edhe aq pro sipas hulumtimeve të fundit.

Megjithatë, presidenti Vucic është i bindur se një ditë në një referendum për anëtarësimin në BE (atëherë kur të ndodhë dhe nëse ndodh) do të votonin për anëtarësim në union. Megjithatë ai ka theksuar se Serbia duhet të pranojë garanci se anëtarësimi i saj është një mundësi reale. Bloomberg shkruan se presidenti serb ka thënë se ai e di se BE’ja është rruga e tyre dhe nuk ka të tjera për ta./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate