8/28/2025 12:09:52 AM

Nura: Mbi 120 familje janë evakuuar, s’dua ta paragjykoj Kurtin pse s’na ka vizituar

Duhet të lexoni

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur në lidhje me takimin që ka pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e ministrat Armend Mehaj e Rozeta Hajdari.

Nura tha se Osmani shfaqi gatishmërinë për t’i ndihmuar dhe të sensibilizojë edhe më tepër autoritetet qendrore në mënyrë që qytetareve të Skenderajt por edhe komunave të tjera të prekura nga vërshimet, t’iu dilet në ndihmë.

I pari i Skenderajt tha se prioritet për ta dje ka qenë evakuimi, ndërsa sot janë marrë me evidentimin e dëmeve, por edhe me furnizimin e familjeve që janë evakuuar, që sipas tij, janë rreth 120 familje që i kanë lënë shtëpitë.

“Sot jemi marrë me evidentimin e dëmeve njëkohësisht edhe me furnizimin e familjeve që janë evakuuar dhe fatkeqësisht kanë arritur të dalin vetë por të gjitha gjësendet, edhe ato më elementare nuk kanë mundur t’i heqin nga shtëpitë, dhe është shtruar nevoja që t’i furnizojmë dhe ekipet tona janë në terren duke i furnizuar me gjëra ushqimore e gjëra të tjera elementare për jetë”.

“Kemi diku 120 familje të evakuuar, përfshirë qendrën e Skenderajt, Llausha, Tushila, Kllodonica, Klina e Epërme, Klina e Mesme dhe Klina e Ulët dhe Kuçica. Pra, këto janë zonat më të prekura që janë goditur anash rrjedhës së Lumit Klina”, është shprehur Nura në Klan Kosova.

Tutje, ai ka komentuar edhe mos-vizitën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Skenderaj, për të cilin tha se nuk do ta paragjykoj arsyen.

“Nuk mund të gjykoj e as ta paramendojë një gjë të tillë, pasi mbi të gjitha nuk do të duhej që konceptet politike të na dallojnë. Kurti e ka pasur shumë më të lehtë, pasi për të shkuar në Istog do të duhej të vinte nga Skenderaj, do ta kishte rrugën më trup dhe nga këtu për në Mitrovicë”.

“Nuk dua të paragjykoj pse s’ka ardhur, ministrat kanë qenë, dhe derën e kanë të hapur të gjithë ata që mund të kontribuoj”, është shprehur Nura.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate