8/28/2025 12:35:22 PM

Lajcak pas takimit me Vucic: Dëshmoi qasje të përgjegjshme, për ne Asociacioni është element kyç për stabilitet

Duhet të lexoni

Emisari Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, që i priu delegacionit të pesë diplomatëve për këtë proces tha se janë të bindur se  plani i propozuar në shtator rruga më e mirë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe perspektivën e tyre europiane, transmeton Gazeta Metro.


Delegacioni i shteteve perëndimore i prirë nga i Dërguari i Posaçëm i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, që në mbështetje pati të Dërguarin e Posaçëm të SHBA’së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Jens Plotner, Emanuel Bonne dhe Francesko Talo së pari kanë zbritur në Prishtinë e pastaj në Beograd ku kanë shpalosur planin e veprimit të mëtutjeshëm për procesin e Dialogut, i adoptuar si Plani Europian.

Pas takimit në Beograd diplomati i BE’së Lajcak u deklarua për media duke e lavdëruar gatishmërinë e presidentit serb për gatishmërinë e tij për të marrë vendime të vështira.

“Rezultati është se jemi të inkurajuar. Kishim një bisedë të vështirë, intensive por të  hapur. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka dëshmuar se ka qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendim të vështira në interes të paqes dhe perspektivës europiane për Serbinë” tha Lajcak.

Emisari Europian e bëri të qartë se çfarë pritet në të ardhmen e afërt në procesin e dialogut por pa afat e pa hollësi.

“Për ne, implementimi i plotë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është element kyç për stabilitetin. Jemi të bindur se plani që kemi prezantuar në shtator është rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe europerspektivës së rajonit. Po vazhdojmë të punojmë” ka thënë ai.

Delegacioni ndërkombëtar në Beograd erdhi nga Prishtina kur pas takimit dy orësh e të “vështirë”, Lajcak kishte deklaruar se “kishin pritur mirëkuptim më të madh për propozimin e europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Qeveria e Kosovës në komunikatën e saj e kishte përshkruar takimin me delegacionin s intensiv poashtu por pa dhënë detaje vetëm duke e cekur se plani europian është një platformë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe duke iu shmangur emërtimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të cilit iu referua si të drejtat e pakicave.

Presidenti serbe Vucic në anën tjetër u arsyetua para opinionit serb se nuk kishte edhe shumë zgjidhje të mos pajtohej pasi e prisnin Serbinë pasoja të rënda dhe ka pranuar të vazhdojë me këtë koncept por me një kusht të cilin nuk e theksoi , duke shtuar si parakusht megjithatë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate