1/24/2026 9:04:29 PM

Ymeri dyshon se Kurti mund të jetë i lidhur me rastin e Berishajt: VV publikon video për të mbuluar skandale

Duhet të lexoni

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri po dyshon që kryeministri Albin Kurti mund të jetë i përfshirë në aferën e ambasadorit, Martin Berishaj.

Ndonëse thotë se kjo duhet të vërtetohet ai shprehet i habitur se si Beishaj po mbrohet me ngulm nga Kurti, por edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj tij.

Ai shton se Kosova nuk duhet të ketë ambasador që dyshohet për afera të tilla dhe sipas tij, kjo është e paparushme dhe problematike.

“A ka ndërlidhje në mes të kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Martin në këtë aferë ajo mbetet të shihet, po ndërlidhja ekziston, kjo mbrojtja që po i bën Qeveria dhe Presidenca, ambasadorit përkundër këtyre fakteve që po dalin mendoj që është jashtëzakonisht problematike dhe absolutisht e papranueshme, ne nuk mund ta kemi një ambasadorë, i cili dyshohet për afera të tilla, nuk po them që është fajtor atë në fund do ta vendosë gjykata, por vetëm dyshimi e bën atë jo të përshtatshëm për të qenë ambasador përfaqësues i Republikës së Kosovës, po ashtu po del që zoti Berishaj edhe në kohën sa ka qenë ambasador i Republikës së Kosovës është marrë edhe me tërheqjen e parave nga kjo kompani e është marrë edhe me transaksione energjetike, tash si mund ta kemi një ambasador, përfaqësues të Republikës së Kosovës, i cili njëkohësisht edhe tregton me energji, pra bën biznes”, tha ai.

Ymeri tha se me rastin Berishaj janë duke u marr hetuesia dhe prokuroria si në Malin e Zi e Slloveni dhe se sipas tij kjo aferë është shumë më e madhe se sa që është menduar fillimisht.

Ai shtoi se marr parasysh që kjo aferë është duke u hetuar në tri shtet të ndryshme nuk mund më të thuhet që nuk ka asgjë në të.

“Po tash unë nuk e di, unë besoj që meqë me këtë po merret edhe hetuesia dhe prokuroria në Republikën e Kosovës, siç janë tu u marrë në Malin e Zi, siç janë tu u marrë në Slloveni besoj që kjo do të prodhojë të vërtetën prapa këtij rasti pra kësaj afere e cila po duket që është shumë më e madhe se sa që është menduar fillimisht ose kur ka dalë fillimisht, nuk po flas për raportimet mediatike ato nuk e di as kush janë ato media e çfarë profili kanë po unë po flas për aktakuzat të cilat janë duke u ngritur, domethënë tash kemi raportim që është në proces të hetimit për shmangie nga tatimi në Kosovë është në proces të hetimit në Mal të Zi, sepse një pjesë e kompanisë është e regjistruar në Mal të Zi siç është edhe në proces në të hetimit siç është raportuar në Slloveni, kështu që besoj se kjo aferë nuk mund më të thuhet nuk ka asgjë në të”, tha ai.

Ymeri, duke i komentuar videot e shpërndara nga VV-ja, ku akuzohen qeveritë e kaluara për keqpërdorime, tha se këto video zakonisht shpërndahen kur kjo parti është në një situatë të vështirë.

Këtë ai e lidh me rastin e ambasadorit Berishaj, i cili dyshohet që është i përfshirë në një skandal miliona eurosh.

Ymeri tha se me këto video VV-ja po mundohet të mbulojë skandalin me një skandal tjetër, e që sipas tij, Qeveria nuk do të duhej që të sillej kështu.

“Tash e ka bërë Vetëvendosja një praktikë jashtëzakonisht mendoj unë të dëmshme të përdorimit të insunuatave shpeshherë të aludimeve të pavërteta, për ta sulmuar opozitën dhe këtë e bën zakonisht kur është në një situatë të vështirë për ndonjë arsye ose tjetër”.

“Tash cili është sikleti aktual i Lëvizjes Vetëvendosje ose i Qeverisë Kurti këtë është vështirë ta themi nga jashtë, me përjashtim të aferës me ambasadorin Martin e cila për çdoherë e më shumë po rritet e po shpaloset dhe në këtë drejtim konsideroj që kjo mund të jetë një lloj reagimi karshi kësaj afere ose njëfarë mënyre për ta mbuluar skandalin me një skandal tjetër, po sidoqoftë nuk mendoj që pushteti duhet të sillet kështu”, tha ai për EO.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate