12/22/2025 6:39:12 AM

BE-ja reagon për sanksionet e ShBA-së ndaj grupit të organizuar kriminal të Veselinoviqit

Duhet të lexoni

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, ka mirëpritur sanksionet që ShBA ka ndërmarrë për rrjetet korruptive dhe të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përfshirë edhe grupin kriminal që operon në veri të Kosovës në krye Zvonko Veselinoviqin.

Borell ka shkruar se vendimi i ShBA-së për futjen në listë të sanksioneve është një hap i rëndësishëm në luftimin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.

“Përcaktimi nga SHBA-ja është një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.  Shkatërrimi i rrjeteve kriminale ndërkombëtare kontribuon në siguri dhe stabilitet dhe e përmirëson sundimin e ligjit në tërë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në ndjekjen e këtij objektivi të përbashkët”, ka shkruar Borell.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë ndër të tjera  thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

 

The designation by the U.S. is an important step in fighting organised crime in the #WesternBalkans
Dismantling transnational criminal networks contributes to security, stability &improves rule of law in the entire region. The EU is fully engaged in pursuing this common objective https://t.co/VJkUpxkqzr

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 9, 2021

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate