Zëdhënëjsa e LDK-së, Sibel Halimi thotë se Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendi ynë po rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aeleatët.
“Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet.
Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?
Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces“, shkruan ajo.