1/21/2026 8:59:16 PM

Abdixhiku harron që LDK fitoi veç 12% të votave, ‘distancohet’ nga opozita: S’kemi lidhje me PDK e AAK

Duhet të lexoni

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Kosovës nuk i duhet një front i bashkuar opozitar ndaj Qeverisë Kurti. Ai thotë se LDK nuk ka lidhje me PDK-në, AAK-në e aq më pak me parti të tjera jo parlamentare.

Ai thotë për KosovaPress se bashkëpunimi opozitar tani është për shkak të natyrës që gjendet vendi politikisht, jo për shkak të bindjeve të njëjta ideologjike apo programore.

Ne jemi parti të ndryshme. LDK nuk ka lidhje me PDK dhe AAK-në, e aq më pak me parti të tjera jo parlamentare. Ne kemi identitetin tonë politik, veprues dhe ideologjik. Bashkëpunimi opozitar është për shkak të natyrës që gjendemi politikisht, jo për shkak të bindjeve të njëjta ideologjike apo programore. Kosovës nuk i duhet front i bashkuar opozitar. Kosovës i duhet një LDK e fuqishme që merr mbështetjen qytetare dhe në bazë të programit të LDK-së më pas zhvillohet projektet konkrete dhe rikthehet integrimi euro-atlantik. Këto përpjekje mbijetesë të faktorëve politikë të shkuar nuk i analizojmë as nuk i mbajmë për bazë politike serioze të komunikimit të brendshëm politik”, thekson ai.

Abdixhiku për KosovaPress tregon edhe alternativën qeverisëse të LDK-së.

Ne do të dalim me një program politik i cili do të jetë i detajuar për çdo fushë. Prej politikës së jashtme të brendshme, infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit me ide konkrete. Pra do të flasim për projekte madhore energjetike, për termocentralin me gazë, do të flasim për reformën në arsim, për shkolla, çerdhe, mësimdhënës, për ndërtimet e reja, infrastrukturën, rrugët që do të përfundojnë shpejtë brenda dy vite e gjysmë. Do të flasim për gjëra dhe projekte konkrete për qytetarët tanë. Këtë program do të bëjmë publik shpejtë, siç do të flasim edhe për nevojën e një force politike që është koherente në zhvillimet e fundit. Prandaj e kemi hapur partinë për figura dhe profesionist të kohës. Vetëm gjatë vitit të kaluar LDK-së i janë bashkuar kryetarë komunash, deputetë të Kuvendit, anëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë të tjerë”, përfundon Abdixhiku.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate