1/20/2026 9:35:25 PM

Shqipëria, Maldivet e Europës për vetëm 27 paund! BBC nxjerr dokumentarin

Duhet të lexoni

Nga vendi që duhet vizituar patjetër, tek perla e fshehur e Mesdheut, Shqipërisë nuk i kanë munguar lëvdatat e mediave të huaja, që lartësojnë bukuritë natyrore të vendit tonë dhe ftojnë turistët t`i shohin ato nga afër.

Por krahasimi i bërë së fundi nga The Sun ishte ndoshta më i paprituri e më i godituri nga të gjithë. Prestigjiozja britanike nuk ngurroi të hiqte paralele mes Shqipërisë dhe njërit prej vendeve më të bukura të botës, të konsideruara si parajsa mbi tokë: Maldivet. Dhe nuk ju kushton thuajse asgjë, theksohej që në titullin e shkrimit- fluturimet janë vetëm 27 paundë.

Plazhet e bukura me rërë të bardhë, ujërat e paprekura dhe kasollet piktoreske prej druri, i kanë kthyer Maldivet në një destinacion ëndrrash – por e gjithë kjo vjen me një çmim të lartë.

Pushuesit që duan të shijojnë një pjesë të parajsës, por nuk mund të shpenzojnë 800 paundë në fluturimet e kthimit, do të mbeten padyshim të kënaqur të mësojnë se ka një alternativë më të lirë, shumë më afër shtëpisë, thotë The Sun, që shpjegon më tej vendndodhjen gjeografike të vendit tonë mes Malit të Zi dhe Greqisë, ndërsa kujdeset të theksojë vëmendjen e madhe që ka marrë sidomos vitet e fundit me një fluks të ndjeshëm vizitorësh. Kjo rritje e rrufeshme e popullaritetit i detyrohet sipas gazetës së njohur, ushtrisë së përdoruesve të TikTok-ut dhe influencuesve të mediave sociale që kanë pushuar në Rivierën Shqiptare.

Si një nga zonat më të bukura që duhen vizituar patjetër, përmendet Ksamili. Videot e vendpushimit bregdetar – i cili krenohet me ujërat e kristalta dhe atë që një grup udhërrëfyesish turistikë e përshkruajnë si “ndjesinë e të qënit në Bora Bora” – kanë mbledhur më shumë se 60 milionë klikime në TikTok.

Por Shqipëria ka rrëmbyer së fundi edhe vëmendjen e gjigandit mediatik BBC, e cila i ka kushtuar një emision të tëra bukurive të vendit tonë. Ai mban titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, dhe është pjesë e emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës. Spoti i tij publicitar është publikuar tashmë, ndërsa emisioni vetë do të transmetohet në datat 21-22 janar në kanalin BBC WORLD NEWS.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate