1/20/2026 7:08:46 AM

Reagon MPJ, mohon se në Këshill të Europës ka pasë votim rreth aplikimit të Kosovës

Duhet të lexoni

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një sqarim ku mohon se ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës, pas disa raportimeve në media, transmeton Gazeta Metro.

MPJD ka thënë se nuk është votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

“Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thotë MPJD.

Ministria thotë se aplikimi i Republikës së Kosovës është në fazën e parë dhe se ajo do të angazhohet që kjo fazë të kalohet sa më parë.

Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Evropës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës”.

MPJD thotë se përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit.

Kjo Ministri thotë se duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Europës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e ka parë të nevojshme publikimin e kësaj komunikate.

“Në muajin shtator të vitit 2022, nga vetë Sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i cili konfirmon qartë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Nga lobimi i përbashkët me delegacionin e Parlamentit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për herë të parë në historinë tonë është siguruar e drejta e fjalës për delegacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo e drejtë është shfrytëzuar përgjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare”.

Para dorëzimit të aplikimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe përgjatë lobimit të pandërprerë ka siguruar mbështetjen të gjerë për ta kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit.

“Kjo situatë ka rezultuar edhe në angazhim konkret të një numri të vendeve anëtare mbështetëse për t’i kaluar pengesat përgjatë këtij procesi të anëtarësimit. Këto fakte, përveçse nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë vërtetuar edhe nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës”.

“Qytetarët e shteteve demokratike të Evropës, e kanë të drejtën e pamohueshme për të pasur qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës, veçanërisht në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Gjykata e Strasburgut). Kjo e drejtë e qytetarëve të shtetit më demokratik në rajon, me progres të jashtëzakonshëm në sundimin e ligjit dhe reformave në drejtësi, nuk mund të kushtëzohet nga procese të tjera që nuk janë standarde të Këshillit të Evropës”.

MPJD ka sqaruar edhe fazat që duhet të ndiqen për anëtarësimin e një vendi në KiE.

“Është e rëndësishme të sqarohet se janë tre faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës. Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

MPJD thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka thyer status-quo “e dëmshme të ndalimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata dhe instrumente ndërkombëtare dhe po angazhohet që Republika e Kosovës të anëtarësohet në organizata nga të cilat qytetarët e Republikës kanë përfitimet më të mëdha”, duke shtuar se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Europës është i pakthyeshëm.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate