1/19/2026 10:47:52 PM

Po të ikte e vrisnin, gjykata vendos për fatin e shqiptarit

Duhet të lexoni

Të kujdesej për “shtëpinë e barit” ose të vdiste. Përpara kësaj zgjedhjeje thotë një shqiptar se e kishin vënë bandat në Britaninë e Madhe pasi mbërriti atje me anije. S. Cara, 32 vjeç, u pagua 4 mijë Paund për të kryer udhëtimin nga Kanali i La Manshit drejt Anglisë. Sapo mbërriti në “tokën e premtuar”, disa persona iu afruan në një kafene dhe i ofruan një punë. Pas kësaj u gjend në një shtëpi me 4 dhoma dhe i thanë që të kujdesej për rrënjët e drogës.

Por 32-vjeçari u kap kur policia mësyu në shtëpinë e vendosur në Lloyds vitin e kaluar. Më 12 Janar (të enjten) shqiptari u burgos pasi u shpall fajtor për prodhim kanabisi. Cara ka thënë se personi që i ofroi punë ishte një person me origjinë afrikane. Prokurori Jonathan Stone u shpreh se pasi shqiptari u dërgua në shtëpinë e barit u detyrua të kujdesej për drogën ose në të kundërtën do ta vrisnin.

32-vjeçari është shprehur se çdo javë e vizitonte shtetasi afrikan, të cilin e thërriste vetëm me emrin “A”. Ky i fundit kontrollonte disa kamera sigurie. “Ai (Cara) mendonte se po vëzhgohej dhe nuk arratisej për shkak se kishte frikë se çfarë mund t’i ndodhte”, tha Stone.

Kur policia ndërhyri në banesë, Cara u përpoq të largohej nga një dritare. Shqiptari kujdesej për rreth 140 bimë kanabis. Me gjithë justifikimin e tij se kërcënohej, gjykatës e dënoi shqiptari me 30 javë burg. Gazeta Tema


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate