12/21/2025 7:39:58 PM

I shpëtoi 7 herë vdekjes dhe më pas fitoi lotarinë, njihuni me njeriun më me fat në botë

Duhet të lexoni

Frane Selak, një mësues i moshuar kroat, është i njohur për përballjet e tij me vdekjen, gjë që e bëri atë të fitojë edhe titullin e "njeriut të pafat më me fat në botë".

90-vjeçari Frane Selak e ka mundur vdekjen 7 herë në raste të ndryshme gjatë gjithë jetës së tij. Ai ka përjetuar gjithçka, nga një aksident automobilistik në një aksident avioni dhe ka pasur fatin t'i mbijetojë të gjitha incidenteve. 

I lindur më 14 qershor 1929 në Kroaci, seria e pabesueshme e 'arratisjeve nga vdekja' së Frane Selak filloi në vitin 1962, kur ai ishte 32 vjeç.

Ishte janar, Frane po shkonte nga Sarajeva në Dubrovni në një ditë të ftohtë dimri, kur befas treni me të cilin po udhëtonte doli nga shinat për shkak të një defekti në linjë. Kjo bëri që treni të përplasej në një lumë të akullt, duke vrarë 17 pasagjerë. Fatmirësisht, Frane e nxori dikush. Ai pësoi vetëm një thyerje të krahut dhe hipotermi. 

Vitin tjetër, në 1963, Frane mësoi se nëna e tij ishte e sëmurë, duke krijuar një emergjencë që ai të fluturonte nga Zagrebi në Rijeka. Ishte udhëtimi i tij i parë me aeroplan. Edhe pse fluturimi ishte plotësisht i rezervuar, ai disi e bindi kompaninë ajrore që ta lejonte të ulej në pjesën e pasme të avionit së bashku me stjuardesat. Në mes të rrugës, të dy motorët e aeroplanit pushuan së punuari dhe presioni i kabinës ra. Frane u hodh nga një derë e thyer ndërsa avioni u rrëzua dhe 19 persona në bord humbën jetën.

Frane ra, por për fatin e tij të mirë, ra në një mullar kashte. Kjo ishte hera e fundit që ai udhëtoi me aeroplan.

Vetëm në rast se keni menduar se ky është incidenti më i keq që mund të ketë ndodhur në jetën e tij, atëherë e keni gabim. 

Tre vjet pas rrëzimit të avionit, në vitin 1966, Frane ishte në një autobus që doli nga rruga dhe u rrëzua në një lumë, duke mbytur 4 pasagjerë. Frane, notoi në breg dhe mbijetoi me disa mavijosje të vogla.

Pasi pati një përvojë të keqe me transportin publik, Frane vendosi të udhëtonte kryesisht me makinën e tij, por edhe kjo nuk funksionoi në rastin e tij.

Në vitin 1970, makina e tij mori flakë teksa ishte duke vozitur. Frane mundi të hidhej nga automjeti në lëvizje, disa sekonda para se rezervuari i karburantit të shpërthente para syve të tij.

Në vitin 1973, tre vjet pas aksidentit të mëparshëm vdekjeprurës me makinë, ndodhi një tjetër incident me makinë. Pompa e karburantit të makinës së tij u prish, duke shkaktuar zjarrin e motorit. 

Në një incident tjetër, në vitin 1995, Frane pretendon se ka mbijetuar duke u përplasur nga një autobus me disa lëndime të lehta teksa ecte në Zagreb.

Dhe në vitin 1996, për të shmangur një përplasje ballë për ballë me një kamion të Kombeve të Bashkuara gjatë vozitjes në malet kroate, makina e tij u përplas me parmakët dhe ra nga mali 300 metra poshtë. Ai disi arriti të hidhej jashtë dhe të varej në një pemë, duke jetuar për të treguar përrallën.

Ky ishte aksidenti i fundit vdekjeprurës i jetës së tij dhe fatmirësisht ai nuk është përfshirë në asnjë incident të tillë që atëherë.

Pasi iu shmang vdekjes 7 herë, Frane fitoi një llotari në vitin 2003, në moshën 73-vjeçare. Shuma ishte 1,110,000 dollarë! Ai bleu dy shtëpi dhe një varkë me shumën e lotarisë dhe përfundimisht në vitin 2010, ai vendosi t'ua dhuronte shumicën e fitimeve të tij për të afërmit dhe miqtë e tij.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate