1/18/2026 2:08:02 AM

U shkarkua nga presidentja Osmani, gjykatat ia hodhën poshtë padinë, ish-ambasadori e fiton rastin në Kushtetuese

Duhet të lexoni

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në ankesën e tij kundrejt aktvendimeve të tri shkallëve të para të gjykatës për hedhjen poshtë të padisë ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e tij.

Në maj të vitit 2021, Avni Kastrati ishte shkarkuar nga detyra e Ambasadorit të Kosovës në Slloveni përmes një dekreti të presidentes Vjosa Osmani, pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme.

Kundër dekretit të Presidentes, Kasatrati kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo e fundit e kishte hedhur poshtë padinë si të palejuar.

Vendimi i Gjykatës Themelore ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.

Por Gjykata Kushtetuese, përmes një aktgjykimi të shpallur të premten, ka konstatuar se në gjykimin e padisë së ushtruar prej ish-Ambasadorit Kastrati, tri shkallët e gjykatave kanë shkelur dy nene të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

“Gjykata, duke aplikuar këto parime në rrethanat e rastit konkret, konstatoi se dekreti i kontestuar i Presidentes për lirimin nga pozita të parashtruesit të kërkesës, ngërthente të “drejta civile” të parashtruesit të kërkesës dhe “kontest” apo “mosmarrëveshje” në kuptim të së drejtës për gjykimit të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për pasojë, dhe edhe duke u bazuar në dispozitat Kushtetuese dhe legjislacionin e aplikueshëm, i takon grupit të dekreteve të karakterit individual të cilat mund të kontestohen në gjykatat e rregullta”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Rrjedhimisht, Gjykata ka konstatuar se hedhja poshtë e padisë së Avni Kastratit si e palejuar, i kishte pamundësuar atij të drejtën për “qasje në drejtësi”.

Më 20 maj të vitit 2021, Ministria e Punëve të Jashtme kishte shkarkuar nga detyra 13 ambasadorë, përfshirë edhe Avni Kastratin.

Kastrati, para se të shërbente si ambasador në Slloveni, ka qenë kryetar i Komunës së Mitrovicës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate