Kështu tha zëdhënësja sllovene nga Zyra për Administrim të Gjykatave dhe Çështjeve të Interesit të Përbashkët në Gjykatën e Qarkut në Ljubjljanë, Anja Slak, pyetur nga Insajderi për padinë që Martin Berishaj kishte ngritur ndaj gazetarit slloven, Vitomir Petroviç në prill të vitit të kaluar.
Kjo pasi Petroviç kishte ekspozuar skandalin financiar të Berishajt, ambasadorit kosovar në Zagreb, që e lidhte atë me tashmë kryeministrin slloven, Robert Golob, në një skemë shpëlarje dhe bartjesh para nga një kompani serbe te një malazeze.
Berishaj kishte ngritur padi për shpifje ndaj gazetarit slloven “për dëmtim të emrit të mirë dhe nderit”.
Por, nga Gjykata e Qarkut të Ljubljanës thonë se kjo padi si rast është mbyllur.
I pandehuri në këtë rast është Vitomir Petroviç, për vepër penale kundër nderit dhe emrit të mirë nga neni 158 i Kodit Penal në lidhje me nenin 166. Martin Berishaj vepron si prokurori i ligjshëm. Çështja është mbyllur ligjërisht”, thanë për Insajderin.
Berishaj, pas ekspozimit të këtij skandali financiar kishte ngritur padi ndaj Petroviç.
“Shpifjet nuk kalojnë!”, kishte shkruar më 22 prill Martin Berishaj.