Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se të shtunën e kaluar në Gjilan, janë arrestuar dy persona të dyshuar për shtënie me armë zjarri në ajër, shkruan lajmi.net.
Të njëjtit kanë bashkëpunuar më një të dyshuar tjetër serb i cili sipas raportit të policisë, gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore.
Raporti i plotë:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër serb i cili gjendet në arrati, kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë ndërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore./Lajmi.net/