1/16/2026 11:00:59 PM

Shqiptari përplas për vdekje 40-vjeçarin në Britani, ishte pa patentë dhe pa "letra"

Duhet të lexoni

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një aksident me vdekje në Flore të Britanisë.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit të kaluar. Mediat britanike raportojnë se Juljan Shkambi, u paraqit në Northampton Crown Court të hënën, më 9 janar, pasi u deklarua fajtor për shkaktimin e vdekjes së një 40-vjeçari.

Përplasja fatale ndodhi në bypass-in A45 në Flore rreth orës 22:55 të së hënës më 3 tetor, kur një makinë tip "Vauxhall Zafira" e kuqe, që drejtohej nga Shkambi, ku udhëtonin dhe dy pasagjerë, ecte drejt Northamptonit, ndërsa hyri kundravajtje duke u përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër. Për pasojë shoferi i mjetit tjetër humbi jetën. Shkambi u arrestua së bashku me dy burra të tjerë, 48 dhe 43 vjeç, në lidhje me përplasjen fatale. Ai pranoi se ishte shoferi i makinës dhe se ishte i lodhur pas një dite të gjatë pune në Leicester, kur mori vendimin për të nisur udhëtimin tre orë me makinë për në Luton, ku jetonte.

I riu shqiptar, duke qenë një shtetas shqiptar që hyri ilegalisht në Britani në vitin 2021 nuk zotëronte patentë shoferi në Mbretërinë e Bashkuar. Shkambi u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Atij iu hoq e drejta nga drejtimi i mjetit për 5 vite të tjera. Gjykata shqiptoi dhe faktin se Shkambi gjithashtu mund të përballet me dëbimin drejt Shqipërisë. gazeta shqip

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate