1/16/2026 6:40:49 AM

Fluturimi më i shkurtër në botë

Duhet të lexoni

Që nga avioni i parë i krijuar nga Clément Ader, në vitin 1890, aviacioni është zhvilluar me hapa të mëdha. Sot ne mund të bëjmë udhëtime shumë të gjata, si ai Nju Jork-Singapor, që zgjat plot 17 orë.

Por, sa zgjat fluturimi më i shkurtër? Do të habiteni kur të mësoni se fluturimi më i shkurtër komercial në botë zgjat vetëm 90 sekonda. Ky fluturim mbulon vetëm 4,2 kilometra, aq sa është distanca midis ishujve Papa Westray dhe Westray, të vendosura në arkipelagun Orkney, në Skoci. Edhe pse të dy janë pjesë e arkipelagut të Ishujve Orkney dhe ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, nuk ka ura apo traget që t’i lidhë.

Papa Westray, i njohur gjithashtu si Papay, është një ishull në Skoci me një popullsi prej 70 banorësh. Nga ana tjetër, Westray është ishulli i gjashtë më i madh në arkipelagun Orkney, me një sipërfaqe prej 47 kilometrash katrorë. Popullsia e tij është 600 banorë, të cilët jetojnë kryesisht në qytetin e Pierowall.

Ky fluturim kryhet në bordin e një kompanie Loganair BN-2 Islander, një avion i vogël që ka vend vetëm për 8 pasagjerë. Gjithashtu, është vetë piloti ai që jep shpjegimet e sigurisë dhe në më pak kohë nga sa duhet që një avion i zakonshëm të arrijë lartësinë e duhur për fluturim, do të keni arritur në destinacion. Më e bukura është se gjatë udhëtimit të shkurtër, do të mund të shijoni pamje të mrekullueshme të ishujve dhe peizazheve të tyre të gjelbëruara.

Ka edhe fluturime të tjera në botë që zgjasin shumë pak. Një prej tyre është ai që mbulon rrugën midis Apowo dhe Kegata, dy ishuj të largët dhe të vegjël në Papua të Indonezisë, të cilët ndahen nga një luginë e thellë. Udhëtimi zgjat vetëm 92 sekonda.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate