Refuzimi ndaj Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Portugalisë nuk janë të vetmet vendime që Zinédine Zidane ka marre javët e fundit. Qëllimi i madh i Zizou, raporton AS, ishte të merrte drejtimin e kombëtares franceze pas Kupës së Botës.
Një dëshirë aq intensive saqe e shtyu të refuzonte Paris Saint-Germain dhe nje projekt shumë të pasur. Një zgjedhje për të cilën, me sa duket, ish-trajneri i Realit, sipas të gjitha gjasave, do të pendohet.
Kampionati botëror në Katar në fakt ka riformuluar bindjet e drejtuesve federalë të Les Bleus, të cilët kanë vendosur të blindojne Deschamps me një kontratë deri në vitin 2026.
Noel Le Graet duket gjithnjë e më i izoluar brenda Federatës Franceze të Futbollit. Siç raporton RMC Sport, që nga mëngjesi i së hënës punonjësit e Federatës kanë jetuar në ritmin e alarmeve telefonike për shkak të intervistës së tij për Zinedine Zidane.