Besnik Tahiri, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar rreth mungesës e materialit për pasaporta, duke kritikuar qeverinë në lidhje me këtë çështje, raporton Gazeta Metro.
Deputeti i AAK’së, ka thënë se qeveritarët po shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim, duke shtuar se kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore
Tahiri ka deklaruar edhe se kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe se gjithçka fillon me ta. Ai ka shtuar edhe se pasaporta është shenja më e rëndësishme identifikuese e një shteti dhe se, kjo qasje e qeverisë ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë.