1/14/2026 3:37:31 AM

VV-LDK shpërthen në Gjilan, Ibrahim Rugova hiqet nga manifestimi i famshëm

Duhet të lexoni

Flaka e Janarit, për vite të tëra ka qenë organizimi më i rëndësishëm kuluror në Gjilan. Programe për fëmijë, tryeza diskutimesh, ecje në nderim të dëshmorëve, shfaqje teatrale nga vendi e mysafire ishin dhe janë, pjesë e agjendës së këtij organizimi. Por, sivjet diçka mungon…

Kryeqendra e Anamoravës qysh në ditët e para të secilit vit është identifikuar me këtë organizim që i ka dhënë harmoninë e nevojshme për një fillim të mbarë të vitit.

Viti 2023, siç duket nuk do t’i gjejë aq të bashkuar gjilanasit rreth Flakës së Janarit.

E shkak për këtë u bë mungesa e Akademisë për Dr. Ibrahim Rugovëm në agjendën e Flakës.

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, në Komunën e Gjilanit më datë 4 dhjetor ka publikuar Agjendën e titulluar “Flaka e Janarit 2023”.

Aty u listuan të gjitha aktivitetet që parashihen ta shoqërojnë manifestimin, i cili fillon më 11 e përfundon më 31 janar.

Akademia për figurën e Ibrahim Rugovës, që tash e sa vite mbahej më datë 21 janar, pikërisht në ditën kur vdiq (2006), kësaj rradhe nuk ishte askund në agjendë.

Pse u “avullua” Ibrahim Rugova?

I madh e i vogël reaguan në Gjilan. Dyshimet se pushteti i Vetëvendosjes është i ngarkuar ideologjikisht, e me qëllim po dëshiron ta zbehë figurën e ish presidentit Rugova, mungesa e interesimit për organizimin e Akademisë, ishin e janë, disa prej pretendimeve.

Gazeta Nacionale, e ka pyetur drejtpërdrejtë Drejtorin për Kulturë në Gjilan, z. Kushtrim Zeqiri për këtë çështje. Ai në përgjigjjen dhënë Nacionales ka thënë se Akademia për Dr. Rugovën nuk është shtyllë kryesore e Flakës së Janarit, e se nuk do të futet në agjendë, pasi ajo veçse është publikuar.

Pa tendencë, Akademia e Dr.Rugoves nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë një ndër shtyllat kryesore të Flakës së Janarit, dhe DKRS (Departamenti i Kulturës…) nuk ka larguar Akademinë për Dr. Ibrahim Rugovën por nuk ka patur asnjë aplikim për të krijuar një koncept të tillë qoftë edhe jashtë thirrjes publike. Ka shumë zëra që ka qenë tendencioze, por DKRS-ja është e hapur të pranojë dhe të mbështes kërkesën për Akademinë e Dr. Rugovës duke ofruar kapacitetet e saj si: Sigurimin e sallës së Teatrit dhe anës logjistike të organizimit. Kurse, sa i përket Agjencës së aktiviteteve të Flakës së Janarit, neve tashmë e kemi publikuar dhe mbetet e pandryshuar,” – tha ai.

Tutje Zeqiri e ka dhënë sqarimin të mëtejme se si u bë që Akademia për Ibrahim Rugovën të mungojë në agjendë.

Si u bë “dallaveri”?

Në fakt, “dallaveri” kushtimisht, u bë sepse këtë vit u vendos që manifestimi Flaka e Janarit të rimodifikohet, në atë mënyrë që të ndahet në faza.

E për secilën fazë, duhej të aplikohej veç e veç, për ta marrë të drejtën e organizimit.

Tek, pika Akademia e Flakës, e që zakonisht ishte e ndarë për ta përkujtuar figurën e Dr. Ibrahim Rugovës, del të mos ketë aplikuar askush.

Por, a u modifikua qëllimisht që të komplikohej e të dështojë Akademia, apo ishte thjesht një mungesë e organizimit?

Lidhja Demokratike e Kosovës, beson se u bë qëllimisht

I pari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri i ka thënë Nacionales, se heqja e Akademisë për Ibrahim Rugovën u bë qëllimisht dhe me porosi. Madje sipas tij porosia ka ardhur jashtë Gjilanit.

“Edhe vitin e kaluar e kemi mbajtë pas shumë kërkesave dhe presionit publik, këtë vit, prapë është largu.

Nuk ka kuptim, po shihet që është e qëllimshme dhe me porosi sepse Gjilani me të vërtetë ka mbetur pa kryetar.

Në Gjilan udhëheq një grup jashtë Gjilanit që është pjesë e agjendave politike dhe ndërhyjnë në programe, projekte, investime dhe tani edhe në kulturë,” – ka thënë Haziri.

Tutje ai ka shtuar se Agjenda kulturore e tradicionale, tashmë po kthehet në një agjendë politike.

“Ka qenë në traditën e manifestimin të ‘Flakëve të Janarit” të shënohet përvjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Në çdo 21 janar është shënuar dhe ka qenë pjesë e akademisë multikulturore ”Flakët e Janarit’, tash është shndërruar në një agjendë politike”.

Flaka e Janarit do të fillojë me datë 11 janar, Akademia për Presidentin historik nuk do të mbahet.

Por siç ka mësuar Nacionale, Akademinë përkujtimore për Rugovën, pritet ta organizojë vet Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan.

Tutje Nacionale ka mësuar se LDK-ja atje, do ta bojkotojë në tërësi manifestimin Flaka e Janarit.

Nuk dihet se si do të reflektojë tek qytetarët kjo përplasje ndërmjet pushtetit të Vetëvendosjes, e opozitës së LDK-së rreth manifestimit Flaka e Janarit, e figurës së Ibrahim Rugovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate