Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave ka ardhur në pushtet, transmeton Gazeta Metro.
Ajo ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet Bajram Qerkini, udhëheqësi Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur që thotë se ”Kurti kurrë s’na ka vizituar, s’po kem as bukë me ngrënë”.
Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin. Harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur,” ka shkruar ajo.
Tutje, Krasniqi thotë se Kurti si kryeministër do të hyjë në histori si mashtruesi më i madh.
Më poshtë gjeni postimin e Rrezarta Krasniqit. /gazetametro.net